Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Presidenti brazilian Lula i përgjigjet Trump-it: “Nuk u zgjodhe perandor i botës”

Lapsi.al 17 July 2025
Presidenti brazilian Lula i përgjigjet Trump-it: “Nuk u zgjodhe

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Donald Trump për vendosjen e tarifave të rënda ndaj Brazilit, duke deklaruar se homologu i tij amerikan është zgjedhur për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara dhe “jo për të qenë perandori i botës.”

Javën e kaluar, Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa prej 50% ndaj Brazilit duke filluar nga 1 gushti, sipas një letre të publikuar në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social.

Në këtë letër, Trump lidhi kërcënimin për tarifat me atë që e cilësoi si një “gjueti shtrigash” ndaj ish-presidentit brazilian të djathtë, Jair Bolsonaro – një aleat i ngushtë i tij – i cili po përballet me gjyq në Brazil për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, në të cilat Lula doli fitues. Nëse shpallet fajtor për organizimin e grushtit të shtetit, Bolsonaro mund të përballet me mbi 40 vjet burg.

Duke folur ekskluzivisht për gazetaren e CNN, Christiane Amanpour, Lula tha se kërcënimet e Trump-it ishin një shkelje e hapur e protokollit diplomatik dhe theksoi se fati gjyqësor i Bolsonaro-s nuk mund të jetë pjesë e negociatave tregtare.

“Pushteti gjyqësor në Brazil është i pavarur. Presidenti i Republikës nuk ka asnjë ndikim në të,” tha Lula, duke shtuar se Bolsonaro “nuk po gjykohet për arsye personale, por për veprimet e tij në organizimin e një grushti shteti.”

Bolsonaro i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

“Mendova se ishte fake news”

Duke folur përmes një përkthyesi, Lula u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Trump dhe pranoi se në fillim nuk e besoi se postimi në rrjetet sociale ishte i vërtetë.

“Ishte shumë i pakëndshëm,” tha ai. “Mendova se ishte fake news.”

Nëse Trump vendos të vazhdojë me tarifat, Brazili ka premtuar masa reciproke, duke shënuar rastin e parë pas disa muajsh kur një vend kundërvihet publikisht një kërcënimi të Trump-it.

“Brazili ka për detyrë të kujdeset për veten dhe për popullin e tij – jo për interesat e të tjerëve,” deklaroi Lula, duke shtuar: “Brazili nuk pranon asgjë të imponuar. Ne pranojmë negociata, jo imponime.”

Në dallim nga mbi 20 vende të tjera që kanë marrë letra kërcënuese nga Trump këtë muaj, SHBA ka pasur një suficit tregtar prej 6.8 miliardë dollarësh me Brazilin vitin e kaluar – që do të thotë se ka eksportuar më shumë drejt Brazilit sesa ka importuar.

Eksportet kryesore të SHBA drejt Brazilit në vitin 2024 kanë përfshirë: avionë dhe anije kozmike, karburante, makineri industriale si reaktorë bërthamorë dhe pajisje elektrike – sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave të SHBA.

Një tarifë braziliane prej 50% si kundërpërgjigje mund të dëmtonte rëndë këto industri amerikane.

Lula i hapur për negociata

Megjithatë, Lula theksoi se është i gatshëm të ulet në tryezë me SHBA, duke thënë se tashmë i takon Trump-it të marrë seriozisht mundësinë për të negociuar.

“Nuk jam një president progresist. Jam presidenti i Brazilit. Nuk e shoh presidentin Trump si një president të ekstremit të djathtë. E shoh si president të SHBA-ve – ai u zgjodh nga populli amerikan,” u shpreh Lula, duke hedhur poshtë idenë se diferencat ideologjike mes tyre mund të dëmtojnë negociatat.

“Gjëja më e mirë në botë është të ulemi në tryezë dhe të flasim,” shtoi ai.

“Nëse Presidenti Trump është i gatshëm të marrë seriozisht negociatat në zhvillim mes Brazilit dhe SHBA-ve, atëherë unë do të jem i hapur për të negociuar çfarëdo që të jetë e nevojshme. Por e rëndësishme është që marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të vazhdojnë kështu,” përfundoi ai.

Ndërkohë, të enjten, SHBA nisi një hetim ndaj praktikave tregtare “të padrejta” të Brazilit, duke thelluar më tej përplasjen me ekonominë e 10-të më të madhe në botë.

Hetimi do të fokusohet te tregtia dixhitale dhe shërbimet e pagesave elektronike, tarifat preferenciale, ndërhyrja në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale, për të përcaktuar nëse këto përbëjnë pengesa apo diskriminim të padrejtë ndaj tregtisë amerikane, sipas një deklarate të Zyrës së Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA (USTR).

Hetimi gjithashtu do të shqyrtojë aksesin në tregun e etanolit dhe çështjet e lidhura me shpyllëzimin ilegal./Përshtatur nga CNN

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI