Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Britania drejt një vendimi historik: E drejta e votës mund tu jepet edhe 16-vjeçarëve

Lapsi.al 17 July 2025
Britania drejt një vendimi historik: E drejta e votës mund tu jepet

Qeveria britanike tha të enjten se do t’u lejojë 16 dhe 17-vjeçarëve të votojnë, në atë që e përshkroi si një moment historik për demokracinë dhe që disa prej kundërshtarëve të saj e dënuan si një përpjekje për të anuar fushën elektorale.

Analistët e kanë përshkruar planin si zgjerimin më të madh të të drejtës së votës në dekada. Ulja e fundit kombëtare e moshës për të votuar, nga 21 në 18 vjeç, ndodhi më shumë se 50 vite më parë.

“Besimi në institucionet tona dhe vetë demokracinë është bërë kritikisht i ulët, por është përgjegjësi e qeverisë ta kthejë këtë situatë dhe të rinovojë demokracinë tonë, ashtu siç kanë bërë brezat para nesh,” shkroi zëvendës-kryeministrja, Angela Rayner, në një hyrje të një dokumenti politik që përfshinte njoftimin.

Plani përfshin gjithashtu premtime për të forcuar ligjet mbi donacionet e huaja për partitë politike dhe për të thjeshtuar regjistrimin e votuesve.

Ja një udhëzues mbi ndryshimin dhe pasojat e tij.

A i japin shumë vende të drejtën e votës 16-vjeçarëve?

Disa vende e bëjnë, përfshirë Austrinë, Maltën dhe Brazilin, ndërsa në Greqi mosha për të votuar është vendosur në 17 vjeç. Të tjera lejojnë 16-vjeçarët të marrin pjesë vetëm në disa zgjedhje: Në Gjermani dhe Belgjikë, ata mund të ndihmojnë në zgjedhjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian, por nuk mund të votojnë në zgjedhjet federale. Britania ka qenë në atë kategori: Zgjedhjet për parlamentet e ndara që kontrollojnë shumë fusha të politikës në Skoci dhe Uells tashmë kishin një moshë votimi prej 16 vjeç.

A është ky ndryshim një surprizë?

Jo. Partia Laburiste e qendrës së majtë ka mbështetur të drejtën e votës për 16-vjeçarët prej disa kohësh, dhe ideja ishte pjesë e platformës zyrtare me të cilën ajo fitoi zgjedhjet e përgjithshme vitin e kaluar.

A është e sigurt se do të ndodhë? Sa kohë do të zgjasë?

Lëvizja kërkon një ligj, i cili duhet të kalojë në të dyja dhomat e Parlamentit, prandaj ky ndryshim është ende larg. Por Laburistët kanë një shumicë të madhe në Dhomën e Komunave që është e zgjedhur, dhe Dhoma e Lordëve që është e emëruar zakonisht përmbahet nga ndërhyrja në premtimet elektorale. Ka gjithashtu shumë kohë: Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme nuk priten para vitit 2029.

A është mosha 16 vjeç një kufi standard në Britani?

Qeveria thekson se 16-vjeçarët në Britani mund të lënë shkollën, të punojnë, të paguajnë taksa dhe të bashkohen me ushtrinë. Kritikët e ndryshimit të moshës për të votuar vërejnë se 18 vjeç është mosha minimale ligjore për të kandiduar në një zgjedhje, për të marrë pjesë në luftime të armatosura në ushtri, për t’u martuar dhe për të blerë alkool ose biletë lotarie.

A ka Britania nevojë të shqetësohet për pjesëmarrjen në zgjedhje?

Ka disa shenja shqetësuese. Pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024 ishte 59.7 për qind, më e ulëta që nga viti 2001 dhe 7.6 pikë përqindje më e ulët se në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2019.

“Demokracia jonë është në krizë, dhe rrezikojmë të arrijmë një pikë kthese ku politika humbet legjitimitetin e saj. Qeveria i ka dëgjuar qartë këto kambana alarmi,” tha Harry Quilter-Pinner, drejtor ekzekutiv i Institutit për Kërkime të Politikave Publike, me prirje të majtë.

Për kë do të votonin 16-vjeçarët?

Sondazhet në Britani prej kohësh tregojnë se votuesit më të rinj priren nga e majta. Kështu që kryeministri Starmer do të shpresojë që partia e tij qendër-e-majtë të përfitojë, ndërkohë që edhe të Gjelbrit mund të presin një rritje.

Paul Holmes, një ligjvënës i lartë i Partisë Konservatore që është opozita kryesore, e përshkroi planin si një “përpjekje e paturpshme nga Partia Laburiste, popullariteti i ulët i së cilës po i frikëson dhe i shtyn të bëjnë ndryshime madhore kushtetuese pa konsultim.” 

Por disa sondazhe të fundit kanë zbuluar mbështetje në rritje mes të rinjve për Reform U.K., një parti e re populiste e djathtë e udhëhequr nga Nigel Farage, që është fuqimisht kundër emigracionit. Një sondazh më herët këtë vit tregoi se gati një në pesë nga të rinjtë 18-24 vjeç përkrahnin partinë Reformë, megjithëse Laburistët ishin ende përpara me këtë grupmoshë.

Lexo më tej: POLITICO: 9 gjërat që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri 

Partitë e ekstremit të djathtë në disa vende të tjera europiane, veçanërisht në Francë, kanë pretenduar një mbështetje në rritje mes të rinjve.

Gjithashtu vlen të përmendet: ulja e fundit e moshës së votimit, në vitin 1969, u zbatua gjithashtu nga një qeveri laburiste, e cila më pas i humbi zgjedhjet pasuese.

Si mund ti rrisin planet pjesëmarrjen e votuesve ndryshe?

Qeveria thotë se do të krijojë një sistem më të automatizuar regjistrimi të votuesve, duke reduktuar nevojën për të dhënë të dhëna personale për të hyrë në shërbime të ndryshme të qeverisë. Do të zgjerojë gjithashtu gamën e dokumenteve që votuesit mund të përdorin si provë identiteti, përfshirë kartat e pagesës të lëshuara nga bankat britanike.

Pse qeveria dëshiron të kufizojë donacionet politike nga jashtë?

Pati spekulime në fund të vitit të kaluar se miliarderi i teknologjisë Elon Musk mund të dhuronte për Reform U.K., megjithëse më pas ai u tërhoq nga zoti Farage. Por ajo ngjarje ngriti shqetësime tek disa ligjvënës për ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet britanike. Në propozimet e paraqitura të enjten, qeveria tha se do të forcojë kontrollin mbi disa donacione dhe do të parandalojë që një donator i huaj të krijojë një kompani guaskë në Britani për të kanalizuar para drejt një partie politike.

Përshtati nga New York Times, ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI