Flash

Dy vajza të show bizz-it, takim "special" me anëtarët e “Bajrave” në burgun e Reçit

Lapsi.al 15 July 2025
Dy vajza të show bizz-it, takim "special" me anëtarët e

Futja e femrave eskortë në ambientet e burgjeve shqiptare, është kthyer në një ritual të zakonshëm, ku vajzat e reja që shpesh herë frekuentojnë emisionet televizive dhe rrjetet sociale, janë të pranishme në takime speciale me të dënuar dhe paraburgosur.

Pas skandalit të publikuar në “Ora News” të takimit special në burgun e Drenovës mes kosovares Ziza Pajaziti dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, thuajse e njëjta formë ka ndodhur dhe në burgun e Reçit në Shkodër.

Pikërisht në këtë burg gati dy muaj më parë rezultojnë të kenë hyrë në javë të ndryshme, dy vajza të njohura të show bizz-it shqiptar me inicialet A.D dhe R.R, të cilat pasi kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar që mbahet në burgun e Reçit, janë larguar sërish.

Prezenca e vajzave në burgun e Reçit, është shënuar dhe në librat e hyrjes dhe daljes së këtij burgu. Ndërsa imazhet e tyre janë fiksuar dhe nga kamerat e sigurisë të instaluara në këtë burg.

Burime pranë burgut të Reçit, thanë për “Ora News” se takimet janë zhvilluar me një nga anëtarët e grupit “Bajri”, që mbahet i izoluar në këtë burg.

Për hyrje e dy vajzave eskortë ka pasur dijeni të plotë shefi i policisë së burgut Dylber Beqiri dhe njëherësh drejtori i këtij burgu, Leonard Mardoda.

Mësohet se ndaj dy zyrtarëve nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është marrë masë pezullimi nga detyra dhe pritet të ekzekutohet në ditët në vijim.

Leonard Mardoda, aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Komanduar në burgun e Reçit. Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.

Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të show bizz-it në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI