Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Rama në koncert në Bavari, deputetët gjermanë zhvillojnë takime në Tiranë

Lapsi.al 15 July 2025
Rama në koncert në Bavari, deputetët gjermanë

Në të njëjtën ditë, Shqipëria është shfaqur me dy fytyra krejt të kundërta në kontakt me Gjermaninë, njëra e guximshme deri në delir për t’i mbajë leksione Europës, tjetra me akuza të rënda politike, ku gjendja në vend ngjan me shtetet peng të karteleve të drogës në Amerikën Latine.

Në Bavari, në zemër të Gjermanisë kulturore, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të ngarkuar me metafora për endrrën e një Europe të bashkuar në ceremoninë hapëse të Herrenchiemsee Festspiele, një festival prestigjioz i muzikës klasike që zhvillohet çdo verë në ishullin Herreninsel të liqenit Chiemsee. I krijuar në vitin 2000 si një homazh për Bach-un, festivali është shndërruar në një stacion të rëndësishëm të kalendarit europian të muzikës.

Përpara një audience të përzgjedhur, Rama shpalosi një mesazh filozofik mbi sfidat e kontinentit kur tha se: “Bavaria na kujton se fuqia ekonomike dhe thellësia kulturore nuk janë të kundërta — janë binjake; se begatia pa poezi është e zbrazët; se pushteti pa kujtesë është i verbër; se Europa pa shpirt nuk është më Europë.”

Duke mos i shpëtuar dot sindromës së liderit global, Rama theksoi nevojën për të mbrojtur jo vetëm kufijtë fizikë të kontinentit, por edhe esencën shpirtërore të tij. Fjalimi ishte edhe një ofertë për të ruajtur identitetin europian përballë krizës së kohës.

Ndërkohë, në Tiranë, larg skenës baroke të Herreninsel-it, dy deputetë të Bundestagut zhvilluan një takim me liderin e opozitës, Sali Berisha, dhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Vizita e tyre ishte pjesë e një misioni faktmbledhës të Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestag, lidhur me procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor.

Tilman Kuban, zëdhënës për çështjet evropiane i grupit CDU/CSU, dhe Dr. David Preisendanz, anëtar i të njëjtit komision, u informuan nga opozita mbi atë që Berisha e cilësoi si “farsën elektorale të 11 majit”, duke akuzuar qeverinë për përdorim të strukturave shtetërore në shërbim të pushtetit.

“Dy deputetëve të nderuar gjermanë u përshkrova modelin autoritar të regjimit, dhe se si Edi Rama ka ndërtuar të parin dhe te vetmin narkoshtet në Europë, që prej ardhjes së tij në pushtet në vitin 2013. Kartelet shqiptare kanë arritur tanimë të kthehen, falë tij, në organizatat kryesore të kontrollit të trafiqeve nga Amerika Latine dhe Lindja, e deri në portet kryesore të Europës. Një realitet i kriminalizuar dhe i korruptuar është në bazë të eksodit masiv të shqiptarëve, që varfërohen dita ditës që të forcohet narko-shteti i Ramës” shkruajti Berisha në rrjetet sociale.

Në thelb, të dyja takimet nuk kanë sjellë asgjë të re për sytë dhe veshët e ndërkombëtarëve, që tashmë prej vitesh këshillojnë zbutjen e toneve politike në vend, gjithsesi duke e parë përplasjen politike në vendin tonë si një nga më ekzotiket në rajon.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI