Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Ndotja në Elbasan/ Ngrihet padi për dëmshpërblimin e pacientëve me sëmundje të rënda

Lapsi.al 15 July 2025
Ndotja në Elbasan/ Ngrihet padi për dëmshpërblimin e

Juristi Gentian Serjani ka bërë publike padinë që ai dhe një qytetare e diagnostikuar me astmë bronkiale kanë dorëzuar në Gjykatë kundër kompanisë “Eco-Elb” dhe Bashkisë Elbasan, lidhur me pasojat e zjarrit në landfillin e qytetit, që sipas tyre ka ndikuar rëndë në shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Sipas Serjanit, padia mbështetet mbi shkelje të qarta të konstatuara, me pasoja konkrete: zonja në fjalë, e cila prej vitesh vuan nga sëmundje të aparatit respirator, është detyruar të përdorë pompën për frymëmarrje deri në 5-6 herë në ditë për shkak të ndotjes së ajrit, një përkeqësim i dukshëm krahasuar me përdorimin normal të mëparshëm prej 1-2 herë në ditë.

“Ne pamë që qytetarët e qytetit të Elbasanit nuk thithin dot ajër, fëmijët tanë nuk loznin dot në rrugë sepse thithnin ajër të ndotur, që ishte disa fish mbi normën e lejuar dhe institucionet përgjegjëse heshtën. Nuk pamë nga ISHP të thoshte që qytetarë për shkak të zjarrit duhet të merrni këto masa, të përdorni këtë ushqim, të ajroseni në një vend tjetër, etj etj,” deklaroi Serjani gjatë një interviste në MCN TV.

Ai theksoi se padia nuk synon vetëm kompensim ekonomik, por krijimin e një precedenti për mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe për të nxitur përgjegjësinë institucionale.

“Ligji për mbrojtjen e mjedisit e përcakton qartë që çdo qytetar ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës në bazë të shkeljeve ligjore që provohen dhe konstatohen. Kemi zonjën, që vuan prej shumë vitesh nga një sëmundje e aparatit respirator, që pati një përkeqësim të situatës shëndetësore, ku nëse e përdorte pompën 1-2 herë në ditë, iu desh ta përdorte pompën 5-6 herë në ditë, që ka pasoja për shëndetin pasi i sjell rritje të tensionit,” shpjegoi ai.

Sipas juristit, dëmshpërblimi që mund të përfitohet nga kjo padi do të ndahet në mënyrë simbolike e të dobishme: 30 për qind për zonjën në fjalë dhe 70 për qind për qytetarët e diagnostikuar me kancer, që sipas tij janë gjithashtu viktima të ndotjes së ajrit në qytet.

Serjani akuzoi drejtpërdrejt kompaninë “Eco-Elb” si përgjegjëse kryesore për situatën: “Eco-Elb është fajtore kryesore sepse s’ka marrë asnjë masë për parandalimin e ngjarjeve të tilla, dhe Bashkia e Elbasanit s’ka krijuar trysni për zhdukur mbetjen me incenerim, që po bëhet me djegie dhe ndotje të mjedisit.”

Ai përshkroi gjashtë ditët e zjarrit në landfill si të pajetueshme: “Ndotja ishte e tmerrshme, 6 ditë s’mund të jetoje dot në qytetin e Elbasanit. Nëse do hapje dritaren s’do merrje dot frymë. Nivele të larta të ndotjes së ajrit, mbetje të dëmshme për trupin dhe shëndetin e njeriut.” Serjani tha se gjatë seancave gjyqësore do të kërkohen ekspertiza të pavarura për vlerësimin e dëmit të shkaktuar dhe se kjo betejë ligjore është në shërbim të një qëllimi më të madh: vendosjen e drejtësisë mjedisore dhe mbrojtjen e shëndetit publik në Elbasan.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI