Flash

Kolegji kërkon kontratat e Genci Manes me OSHEE dhe UKT

Lapsi.al 15 July 2025
Kolegji kërkon kontratat e Genci Manes me OSHEE dhe UKT

Përgjigjet e dërguara nga FSHU dhe UKT Fier lidhur me kontratat e lidhura nga prokurori Genci Mane për furnizimin me energji elektrike dhe ujë u gjetën të paplota nga përfaqësuesi i SPAK dhe Kolegji.

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 14 korrik të ripërsërisë kërkesat drejtuar zyrave të Furnizuesit të Shërbimit Universal të Energjisë, FSHU dhe Ujësjellës-Kanalizimeve në Fier, për vendosjen në dispozicion të kontratave të lidhura në emër të prokurorit të Fierit, Genci Mane për furnizimin me energji elektrike dhe ujë, akte që kërkohen në funksion të hetimit administrativ të pasurisë së subjektit, pasi nuk janë kërkuar shpjegime nga ana e Komisionit lidhur me këto rrethana.

Genci Mane u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai justifikonte plotësisht me burime të ligjshme krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve; se ka arritur nivel të besueshëm në kontrollin e figurës dhe nivel kualifikues për profesionalizmin.

Vendimarrja e KPK-së u ankimua prej Komisionerit Publik, që kërkoi shkarkimin e këtij magjistrati për probleme në kriterin pasuror dhe në vlerësimin e përgjithshëm të gjetjeve për profesionalizmin. Në ankim pretendohet se prindërit e subjektit nuk kanë pasur mundësi t’Ii japin 1.7 milionë lekë, vlerë e deklaruar nga Mane se ka shërbyer për pagesën e një kësti të një apartamenti në Fier. Po ashtu, u ngritën pretendime për përfitimin e një kredie të butë; për mosdeklarimin e përdorimit të automjeteve të personave që rezultojnë me të dhëna problematike, si dhe u kërkua që mangësitë profesionale të konstatuara gjatë hetimit administrativ të përfshihen në vlerësimin tërësor.

Pas çeljes së hetimit gjyqësor në seancën e 26 qershorit, Kolegji vendosi që të kërkojë si prova kopje të kontratave të lidhura në emër të prokurorit Mane nga OSHE dhe UKT Fier, si dhe gjithë akteve të tjera bashkëngjitur tyre, me qëllim verifikimin e situatës faktike të disponimit të apartamentit që ai zotëron në Fier. Po ashtu, u kërkuan dhe kopje të kontratave të UKT Tiranë.

Gjatë seancës të hënën, prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje, vërejti se përgjigjet e zyrës së Furnizuesit të Shërbimit Universal, FSHU dhe të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier nuk janë të qarta. Ai theksoi se pyetjet kanë qenë të qarta, duke i’u kërkuar kopje të kontratave të nënshkruara nga subjekti. Xholi kërkoi që të ripërsëriten kërkesat.

Prokurori Genci Mane u shpreh se përgjigjet ishin shteruese. Sipas tij, në atë periudhë shumë faturistë kanë krijuar fatura fiktive për të shkarkuar borxhet dhe se një që e tillë është bërë dhe në emrin e tij. Subjekti këmbënguli se nuk ka një kontratë mes tij dhe OSHEE, por se është një shënim i mbetur në sistem prej 15 vitesh, që nuk ka sjellë asnjë pasojë. “Unë nuk mund të penalizohem për paligjshmëritë e kësaj shoqërie”, tha Mane ndër të tjera dhe rikonfirmoi qëndrimin e tij si ishte dakord me përgjigjen e kthyer.

Kolegji vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Xholi për ripërsëritjen e kërkesës për vendosjen në dispozicion të kopjeve të gjithë kontratave të nënshkruara mes prokurorit Mane për furnizimin me energji elektrike dhe ujë./ BIRN

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI