Flash

Ndahet nga jeta aktori Julian McMahon

Lapsi.al 6 July 2025
Ndahet nga jeta aktori Julian McMahon

Aktori Julian McMahon ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare  pas një beteje me kancerin.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Kelly Paniagua, përmes një deklarate të shpërndarë nga Deadline.

"Julian e donte jetën. E donte familjen, miqtë, punën dhe adhuruesit e tij. Dëshira e tij më e thellë ishte të sillte gëzim në sa më shumë jetë që të ishte e mundur," tha Paniagua.

Karriera e McMahon mori hov me serialin fantastiko-shkencor "Charmed", por popullaritetin më të madh e fitoi me dramën mjekësore "Nip/Tuck", ku interpretoi rolin e kirurgut plastik Dr. Christian Troy. Seriali zgjati gjashtë sezone (2003-2010) dhe i solli atij një nominim për Golden Globe.

Shoku dhe kolegu i tij, Dylan Walsh, u shpreh i tronditur nga lajmi:

"Ne kaluam këtë udhëtim së bashku dhe e doja shumë. Jules! E di që doje të thoja diçka që të të bënte të qeshje – gjithë ato shaka mes nesh. Vitet që kaluam së bashku, dhe sa shumë kemi qeshur. Zemra ime është me ty. Pushofsh në paqe."

McMahon interpretoi gjithashtu rolin e Doctor Doom në dy filmat Fantastic Four (2005 dhe 2007) dhe më vonë u shfaq në tre sezone të serialit kriminal FBI: Most Wanted. Producenti Dick Wolf e cilësoi vdekjen e tij si "lajm tronditës".

Julian së fundmi kishte marrë një rol  në Netflix, ku luante një kryeministër australian në serialin "The Residence".

 

 

Të këshilluara

Brad Pitt: Divorci me Jolie më shkatërroi

Brad Pitt ka filluar një kapitull të ri në jetën e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie. Një burim për Us Weekly është shprehur se divorci e kishte "kontrollua...

16:21

Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy

Sean “Diddy” Combs është dënuar të qëndrojë në paraburgim pasi u shpall fajtor për akuza të lidhura me prostitucionin në gjyqin e tij të shumëpërfolur federal p...

19:50

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI