Flash

Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy

Lapsi.al 3 July 2025
Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy

Sean “Diddy” Combs është dënuar të qëndrojë në paraburgim pasi u shpall fajtor për akuza të lidhura me prostitucionin në gjyqin e tij të shumëpërfolur federal për krime seksuale. Ai u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, por gjykatësi refuzoi kërkesën për lirimin me kusht.

Gjyqtari Arun Subramanian deklaroi se vendimi për të mos dhënë garanci nuk ka ndryshuar dhe përmendi një incident të dhunshëm të dyshuar ndaj një gruaje në qershor 2024 — pas fillimit të hetimeve ndaj Combs. “Kjo tregon mungesë respekti për ligjin dhe një prirje ndaj dhunës,” tha ai.

Combs, 55 vjeç, tani përballet me një maksimum prej 20 vitesh burg për dy akuza për transportim me qëllim përfshirje në prostitucion, ku secila mbart deri në 10 vjet dënim. Seanca e dënimit është caktuar për 3 tetor.

Avokati i Combs, Marc Agnifilo, kërkoi lirimin e menjëhershëm me garanci prej 1 milion dollarësh, duke theksuar se familja e tij ishte e gatshme ta paguante menjëherë. Por prokurorët kundërshtuan dhe gjykatësi vendosi afatin e orës 13:00 të së mërkurës për dorëzimin e argumenteve ligjore.

Pas shpalljes së vendimit, Combs u pa duke rënë në gjunjë dhe duke festuar në heshtje, ndërsa mbështetësit e tij jashtë gjykatës festuan me spërkatje vajrash bebe — një referencë ndaj provave të gjetura gjatë hetimit në vilat e tij në Los Angeles dhe Miami, përfshirë më shumë se 1,000 shishe vajrash dhe lubrifikantësh, si dhe armë zjarri.

Një figurë kyçe në këtë çështje ishte ish-e dashura e tij prej më shumë se 10 vitesh, këngëtarja Cassie Ventura, e cila dëshmoi gjatë procesit ndërsa ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Ajo përshkroi përjetime traumatike gjatë të ashtuquajturave “Freak-Offs”, ku merrte pjesë në akte seksuale para Combs-it.

Avokati i saj, Doug Widor, deklaroi se: “Ky proces nisi kur Cassie Ventura pati guximin të depozitonte ankesën e saj civile në nëntor 2023. Ajo i hapi rrugën këtij gjykimi dhe drejtësisë.”

Pavarësisht lirimit nga disa akuza, Combs përballet ende me rreth 80 padi civile që pretendojnë abuzime seksuale dhe fizike.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI