Flash

John Legend reagon ndaj fyerjeve të Kanye West

Lapsi.al 2 July 2025
John Legend reagon ndaj fyerjeve të Kanye West

John Legend ka reaguar së fundmi ndaj një fyerjeje të pazakontë që ish-miku dhe bashkëpunëtori i tij, Kanye West, bëri ndaj tij, gjatë një interviste në radion “Hot 97”, në emisionin “Ebro in the Morning”.

“Ai ishte shumë i fiksuar pas faktit që unë vishja triko. Dhe më thoshte se mbaja erë si pure patatesh,” tha Legend, 46 vjeç, duke qeshur. “Por çfarë lloj patatesh? Me djathë? Me hudhër?”

Fyerja vjen pasi në një intervistë problematike me DJ Akademiks në mars, Kanye West deklaroi për Legend: “Nuk i kam bërë kurrë asgjë të keqe atij njeriu. Ia kam ndryshuar jetën. Dhe pastaj ai del me atë triko të shpifur. Thonë se era i vjen si pure patatesh.”

Kur u pyet nga bashkë-prezantuesi Peter Rosenberg nëse komentet e Kanye e kishin lënduar apo e kishin bërë të ndihej keq, Legend tha: “Të gjitha më bëjnë të ndihem keq. Të gjitha. Por jo për veten time sepse mbaj erë fantastike.”

Pavarësisht toneve humoristike në intervistë, Legend u bë serioz kur foli për ndryshimin e thellë që ka parë te West gjatë viteve.

“Nuk më prek personalisht, por historia e përgjithshme është e trishtueshme,” u shpreh ai. “Ta shohësh këtë njeri që dikur lavdëronte Hitlerin, që është shndërruar në një simbol urrejtjeje, mllefi dhe negativiteti... Dikush që ka krijuar disa nga veprat më të bukura artistike të këtij shekulli – si muzikant, performues dhe stilist – dhe pastaj të shndërrohet në këtë, është thjesht e dhimbshme.”

John  tregoi se nuk e kishte parë kurrë këtë anë të errët të Kanye

“Nuk e dija që ai ishte i fiksuar pas Hitlerit. Nuk bisedonim kurrë për politikë. Ai nuk ishte një nga ata miq që fliste për tema të tilla.”

 

Të këshilluara

Brad Pitt thyen rekordet me “F1”

  Filmi më i ri i Brad Pitt, “F1” është zyrtarisht premiera më e suksesshme në karrierën e aktorit. Sipas agjencisë Associated Press, “F1” arkëtoi 55...

20:31

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI