Flash

Harry Styles në një romancë të re dashurie?

Lapsi.al 30 June 2025
Harry Styles në një romancë të re dashurie?

Harry Styles është parë duke u puthur me pasion me një femër misterioze gjatë festivalit Glastonbury në Somerset, Angli, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas një videoje të siguruar nga The Sun, këngëtari i hitit “Watermelon Sugar” shkëmbeu puthje me brunen me flokë kaçurrela  në zonën VIP të festivalit.

“Harry nuk ia ndante sytë asaj vajze dhe mes tyre kishte shumë shkëndija që në momentin që u bashkuan,” – tha një burim për The Sun.

Ish-anëtari i grupit One Direction, besohet të ketë mbërritur në koncert herët në mëngjes me disa miq të tij, përfshirë producentin Kid Harpoon. Sipas dëshmitarëve, vajza misterioze mbërriti pak minuta më vonë.

“Por sapo ajo arriti, ata u bënë pothuajse të pandashëm. Ata dukeshin sikur njiheshin prej kohësh dhe po kalonin për mrekulli”,– shtoi burimi.

Ndërkohë, identiteti i vajzës ende nuk është zbuluar, por nga sjellja e tyre mendohet se nuk ishin të panjohur.

Ky moment vjen vetëm një muaj pasi Styles dhe Russell i dhanë fund lidhjes së tyre njëvjeçare, në maj 2024. Ata thuhet se kaluan një periudhë të vështirë pas pushimeve në Japoni në prill.

Pas ndarjes, aktorja e “Bones and All” është përfolur për një lidhje të mundshme me Michael B. Jordan, pasi u panë së bashku në Londër. Të dy pritet të luajnë në filmin “The Thomas Crown Affair.”

Përpara Russell, Harry ka qenë në lidhje me Olivia Wilde për dy vite, deri në ndarjen e tyre në nëntor 2022.

Të këshilluara

Kanye West, këngë dedikuar Diddy

Teksa gjyqi penal ndaj Sean “Diddy” Combs po afrohet drejt përfundimit, djali i tij, Christian “King” Combs, publikoi të premten albumin e ri Never Stop, në bas...

16:41

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI