Flash

A$AP Rocky zbulon pa dashje gjininë e fëmijës së tretë me Rihannën?

Lapsi.al 30 June 2025
A$AP Rocky zbulon pa dashje gjininë e fëmijës së tretë

A$AP Rocky mund të ketë zbuluar gjininë e fëmijës së tretë me Rihanna.

Reperi 36-vjeçar foli me entuziazëm për familjen e tij në rritje gjatë premierës së filmit “Smurfët” në Belgjikë të shtunën, kur një gazetare e Entertainment Tonight e pyeti:

“A është kjo vajza që ke pritur gjithmonë?”

Ai u përgjigj: “Po, është, njeri. Është.”

Më pas, ai ngriti një lodër të Smurfette (personazhi femër i Smurfëve) dhe tha:

“Ja ku është. E di çfarë dua të them? Ja këtu.”

Rihanna dhe Rocky janë tashmë prindër të dy djemve: RZA, 3 vjeç dhe Riot, 1 vjeç.

Kur gazetarja insistoi duke thënë: “E di çfarë po të pyes”, Rocky vetëm qeshi dhe nuk dha më shumë detaje.

Kjo ndërveprim ngjalli spekulime në rrjetet sociale, ku shumë fansa besojnë se ai “e tha padashje”.

Një përdorues shkroi: “ËSHTË VAJZË.”

Të tjerë e përgëzuan për mënyrën se si ai shmangu përgjigjen direkte.

Një fans komentoi në Instagram: “Rocky nuk kapet kurrë në befasi!!!! Gjithmonë i kontrollon këto intervista. lol.”

Çifti është bashkë që nga viti 2020 dhe mirëpritën djemtë e tyre RZA në maj 2022 dhe Riot në gusht 2023.

Rihanna zbuloi në maj 2025 se është në pritje të fëmijës së tretë, duke shfaqur barkun e rrumbullakosur në Met Gala.

Në një intervistë për Interview Magazine në prill 2024, artistja u shpreh se do të dëshironte një vajzë, por nuk do të zhgënjehej nëse do të ishte përsëri djalë:

“Nëse është përsëri djalë, është djalë,” tha ajo me sportivitet.

 

Të këshilluara

Kanye West, këngë dedikuar Diddy

Teksa gjyqi penal ndaj Sean “Diddy” Combs po afrohet drejt përfundimit, djali i tij, Christian “King” Combs, publikoi të premten albumin e ri Never Stop, në bas...

16:41

Diddy dhe djali i tij akuzohen për p*rdhunim

Justin Combs akuzohet se ka  bindur një grua nga Luiziana të udhëtonte në Los Angeles për t'u përdhunuar në grup nga babai i tij, Sean "Diddy" Combs, dhe dy "bu...

18:50

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI