Flash

Diddy dhe djali i tij akuzohen për p*rdhunim

Lapsi.al 27 June 2025
Diddy dhe djali i tij akuzohen për p*rdhunim

Justin Combs akuzohet se ka  bindur një grua nga Luiziana të udhëtonte në Los Angeles për t'u përdhunuar në grup nga babai i tij, Sean "Diddy" Combs, dhe dy "burra të tjerë të maskuar".

Sipas një padie të siguruar nga Page Six, Justin dyshohet se e ka bindur gruan e paidentifikuar të udhëtojë për në Kaliforni në prill 2017 me pretekstin se do t'i siguronte asaj një punë në industrinë e argëtimit.

Gruaja pretendoi se ishte strehuar në një shtëpi në Beverly Hills për disa ditë dhe në fund u përdhunua nga disa burra, përfshirë themeluesin e Bad Boy Records. Ajo pretendoi se kishte kontaktuar me Justin, tani 31 vjeç, në vitin 2017 nëpërmjet Snapchat dhe pretendoi se ai i kërkoi asaj foto eksplicite, të cilat ajo i dërhoi.

Sipas dokumenteve, disa ditë më vonë, pretendoi gruaja, Justin e ftoi atë në Kaliforni për një fundjavë për të diskutuar karrierën e saj të ardhshme. Ajo rrëfeu se Justin i tha se mund t'i siguronte një punë nëpërmjet lidhjeve të Diddy-t.

Kur gruaja mbërriti në Los Angeles, u mor nga një shofer dhe u dërgua në një shtëpi, ku dyshohet se qëndroi natën e parë me Justin.

Sipas padisë,  ajo dhe Justin "u relaksuan" dhe "folën", dhe kur ajo pyeti nëse do të largoheshin nga shtëpia, ai dyshohet se tha: "Jo".

Në njërën nga ditët, gruaja pretendoi se ai i ofroi alkool, pilula dhe marihuanë. Pasi mori drogën, tre burra mbërritën në shtëpi me maska, njëri prej të cilëve dyshohet se ishte Diddy, tani 55 vjeç.

Gruaja pretendoi se e dinte se ishte reperi i "I'll Be Missing You" nga "sjelljet" e tij, duke shtuar se Justin e quante "Pops". Më pas u shoqërua në një dhomë gjumi dhe i thanë: "Më mirë ta lejosh këtë të ndodhë. Përndryshe."

“Pavarësisht se sa padi ngrihen, kjo nuk do ta ndryshojë faktin se Z. Combs nuk ka sulmuar seksualisht ose trafikuar kurrë askënd - burrë apo grua, të rritur apo të mitur”, tha një avokat i reperit.

“Ne jetojmë në një botë ku kushdo mund të ngrejë një padi për çfarëdo arsye. Për fat të mirë, ekziston një proces gjyqësor i drejtë dhe i paanshëm për të gjetur të vërtetën, dhe Z. Combs është i bindur se do të fitojë në gjykatë.”

Të këshilluara

Amber Heard rikthehet në skenë

Aktorja Amber Hear do të ngjitet sërish në skenë si pjesë e premierës botërore të dramës së re Spirit of the People, me autor dramaturgun e njohur Jeremy O. Har...

18:09

Ribashkohen Joe Jonas dhe Sophie Turner?

Joe Jonas, këngëtari i njohur i hitit “Cake by the Ocean”, dhe aktorja e “Game of Thrones”, Sophie Turner, janë fotografuar së bashku duke bërë një shëtitje në ...

17:39

Martesa e çiftit Bieber në rrezik?

Ndërsa thashethemet për statusin e martesës së tyre vazhdojnë të qarkullojnë, një raport i ri pretendon se Justin është ndjerë “i irrituar” nga Hailey. Ai “n...

13:34

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI