Flash

Katy Perry dhe Orlando Bloom i japin fund fejesës pas 6 vitesh

Lapsi.al 27 June 2025
Katy Perry dhe Orlando Bloom i japin fund fejesës pas 6 vitesh

Katy Perry dhe Orlando Bloom i kanë dhënë fund fejesës së tyre shumëvjeçare, pas muajsh tensioni dhe spekulimesh për krizë në marrëdhënie. Lajmin e ndarjes e konfirmuan burime për revistën Us Weekly, duke theksuar se dyshja mbetet në marrëdhënie të mira.

Sipas burimeve, ndarja ka qenë “e pritshme prej kohësh”, ndërsa këngëtarja e hitit "Firework" ndien një lehtësim që nuk po kalon një divorc tjetër, duke përmendur martesën e saj  me komedianin Russell Brand nga viti 2010 deri në 2012.

Perry, e cila aktualisht ndodhet në turneun muzikor “Lifetimes” që zgjat deri në dhjetor, ka qenë e zënë dhe e shpërqendruar nga ndarja, sipas burimeve. Ajo ka nisur gjithashtu të japë me qira rezidencën luksoze në Montecito, të cilën e fitoi pas një beteje ligjore me Carl Westcott – shtëpi që fillimisht ishte planifikuar të bëhej shtëpia familjare e çiftit.

Ndërkohë, Orlando Bloom është parë kohët e fundit në Australi me vajzën e tyre katërvjeçare, Daisy Dove, dhe raportohet se do të marrë pjesë i vetëm në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se problemet filluan pas publikimit të albumit "143" të Perry-t në shtator 2024, i cili nuk u prit mirë nga publiku dhe kritikët. Kjo e shtoi stresin dhe ndikoi në marrëdhënien e saj me Bloom.

Për më tepër, pavarësisht fejesës së gjatë që nga viti 2019, çifti nuk vendosi kurrë një datë martese, dhe sipas burimeve, Bloom “ishte i lodhur nga pritja”.

Çifti u lidhën për herë të parë në vitin 2016, u ndanë në 2017, dhe u rikthyen bashkë në fillim të 2018-ës. Në vitin 2020, ata mirëpritën vajzën e tyre, Daisy.

Të këshilluara

Amber Heard rikthehet në skenë

Aktorja Amber Hear do të ngjitet sërish në skenë si pjesë e premierës botërore të dramës së re Spirit of the People, me autor dramaturgun e njohur Jeremy O. Har...

18:09

Ribashkohen Joe Jonas dhe Sophie Turner?

Joe Jonas, këngëtari i njohur i hitit “Cake by the Ocean”, dhe aktorja e “Game of Thrones”, Sophie Turner, janë fotografuar së bashku duke bërë një shëtitje në ...

17:39

Martesa e çiftit Bieber në rrezik?

Ndërsa thashethemet për statusin e martesës së tyre vazhdojnë të qarkullojnë, një raport i ri pretendon se Justin është ndjerë “i irrituar” nga Hailey. Ai “n...

13:34

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI