Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Skandal në Ibiza, futbollisti anglez godet gruan me karrige

Lapsi.al 27 June 2025
Skandal në Ibiza, futbollisti anglez godet gruan me karrige

Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të shumta, pasi shfaq sulmuesin e Oldham Athletic, Kian Harratt, teksa godet me një karrige një turiste britanik gjatë një sherri pranë një pishine në një hotel në Ibiza.

Sipas mediave britanike, përplasja ndodhi më 21 qershor, kur Harratt dhe tre miqtë e tij akuzohen se u sollën në mënyrë të pahijshme ndaj një grupi grash turiste. Turisti britanik Kyle Crawford tha për “The Sun” se 23-vjeçari dhe shokët e tij “po silleshin keq” me gratë përpara se situata të përshkallëzohej në dhunë.

Në dy video të publikuara në rrjet, njëra duket se tregon momentin kur futbollisti i identifikuar nga pamja me mjekër karakteristike dhe veshur me pantallona të shkurtra të zeza hedh një karrige në drejtim të njërit prej pushuesve.

Kyle, i cili ndërhyri bashkë me mikun e tij për të mbrojtur gratë, tha: “Nuk e dinim kush ishin. Thjesht pamë që po silleshin keq dhe hodhëm zërin për të mbrojtur vajzat. Ky video nuk e tregon plotësisht situatën ne thjesht u sollëm si zotërinj.”

Më pas, ai e identifikoi Harratt-in pasi e pa sërish videon. Sipas tij, futbollisti dhe shokët e tij ishin duke hedhur topa të vegjël rugby-je drejt grave në pishinë, njëra prej të cilave më vonë u godit edhe nga karrigia.

Kian Harratt, 23 vjeç, është sulmues i Oldham Athletic në League Two. Ai është me origjinë nga Pontefract dhe ka qenë pjesë e akademisë së Huddersfield Town, ndërsa ka luajtur më parë edhe me Leeds United, Barnsley, Fleetwood, Bradford dhe Port Vale. Në vitin 2024, ai u pezullua për katër muaj pasi kishte vendosur 484 baste për ndeshje futbolli, përfshirë edhe për ekipin e tij. Për shkeljet, u gjobit me 3,200 paund.

Deri në momentin e publikimit, klubi Oldham Athletic nuk ka reaguar zyrtarisht për incidentin.

Të këshilluara

Amber Heard rikthehet në skenë

Aktorja Amber Hear do të ngjitet sërish në skenë si pjesë e premierës botërore të dramës së re Spirit of the People, me autor dramaturgun e njohur Jeremy O. Har...

18:09

Ribashkohen Joe Jonas dhe Sophie Turner?

Joe Jonas, këngëtari i njohur i hitit “Cake by the Ocean”, dhe aktorja e “Game of Thrones”, Sophie Turner, janë fotografuar së bashku duke bërë një shëtitje në ...

17:39

Martesa e çiftit Bieber në rrezik?

Ndërsa thashethemet për statusin e martesës së tyre vazhdojnë të qarkullojnë, një raport i ri pretendon se Justin është ndjerë “i irrituar” nga Hailey. Ai “n...

13:34

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI