Flash

Anna Wintour shfaqet në publik pas largimit nga "Vogue"

Lapsi.al 1 July 2025
Anna Wintour shfaqet në publik pas largimit nga "Vogue"

Mbrëmjen e së hënës  Anna Wintour bëri daljen e saj të parë publike që prej njoftimit për largimin nga posti i kryeredaktores së "Vogue", duke u shfaqur në rreshtin e parë të sfilatës së Marc Jacobs për sezonin vjeshtë 2025 në New York.

Wintour mbërriti në Bibliotekën Publike të Nju Jorkut bashkë me Michael Ariano, publicistin e Marc Jacobs.

Në rreshtin e parë, ajo qëndroi pranë emrave të njohur si Bijou Phillips, Nicky Hilton Rothschild, Valentina Ferrer dhe bashkëshorti i Jacobs, Char Defrancesco, me të cilin u fotografua duke biseduar.

Ky është një rikthim simbolik për Wintour, pasi marrëdhënia e saj me Marc Jacobs është e hershme. Në dhjetor 2024, ajo e zgjodhi atë si redaktor të ftuar për një numër special të "Vogue", për të sjellë një qasje të freskët gjatë vitit zgjedhor në SHBA.

Megjithëse ajo nuk do të jetë më kryeredaktore e "Vogue America", Wintour do të vazhdojë të mbajë pozitat si drejtore globale e përmbajtjes për "Vogue" dhe shefe e përmbajtjes në "Condé Nast".

Në një komunikim me stafin, ajo theksoi se përgjegjësitë e saj nuk do të ndryshojnë shumë: “Do të vazhdoj të ndjek nga afër industrinë e modës, të jem pjesë e Met Gala dhe Vogue World, si dhe do të mbetem përherë redaktorja e tenisit dhe teatrit për Vogue.”

 

Të këshilluara

Brad Pitt thyen rekordet me “F1”

  Filmi më i ri i Brad Pitt, “F1” është zyrtarisht premiera më e suksesshme në karrierën e aktorit. Sipas agjencisë Associated Press, “F1” arkëtoi 55...

20:31

Kanye West, këngë dedikuar Diddy

Teksa gjyqi penal ndaj Sean “Diddy” Combs po afrohet drejt përfundimit, djali i tij, Christian “King” Combs, publikoi të premten albumin e ri Never Stop, në bas...

16:41

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI