Flash

Arsyeja e ndarjes së Katy Perry dhe Orlando Bloom

Lapsi.al 1 July 2025
Arsyeja e ndarjes së Katy Perry dhe Orlando Bloom

Pas nëntë vitesh lidhjeje me ulje-ngritje, Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë zyrtarisht. Burime për revistën PEOPLE kanë konfirmuar javën e kaluar fundin e lidhjes, ndërsa tani janë zbuluar edhe arsyet pas prishjes së marrëdhënies.

“Katy dhe Orlando janë përballur prej vitesh me të njëjtat probleme. Kishin shumë angazhime dhe mungesë kohe për njëri-tjetrin,” – tha një burim pranë çiftit. “Kur nuk komunikojnë siç duhet, gjithçka shkon keq.”

Sipas burimit, çifti kishte hyrë në një periudhë të vështirë, duke “jetuar në një stres” që ndikoi drejtpërdrejt në marrëdhënien e tyre.

Një tjetër burim nga bota e filmit thotë se ndarja ka qenë “e dhimbshme dhe e pakëndshme”, por të dy po përpiqen të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme si bashkëprindër të vajzës së tyre Daisy Dove, 4 vjeç.

“Ndonjëherë dashuria nuk mjafton. Stilet e ndryshme të jetës dhe mënyra si e shohin botën e kanë errësuar lidhjen,” – shtoi burimi.

Pas ndarjes, këngëtarja e hitit “Roar” u rikthye në skenë më 30 qershor në Adelaide, Australi, ku u emocionua gjatë performancës. Në një video të publikuar në rrjetin X, Perry shihet teksa formon një zemër me duar dhe i falënderon fansat australianë:

“Faleminderit që keni qenë gjithmonë aty për mua, Australi. Ka shumë rëndësi për mua,” – tha ajo, para se të këndonte hitin “Firework.”

Të këshilluara

Brad Pitt thyen rekordet me “F1”

  Filmi më i ri i Brad Pitt, “F1” është zyrtarisht premiera më e suksesshme në karrierën e aktorit. Sipas agjencisë Associated Press, “F1” arkëtoi 55...

20:31

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI