Flash

Mesazhet mes çiftit të njohur të showbizit: ''Të vras, të nxjerr shpirtin vendit''

Lapsi.al 3 July 2025
Mesazhet mes çiftit të njohur të showbizit: ''Të

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur si Fero, është zyrtarisht i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra penale të rënda: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

Sipas aktakuzës, Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli, në periudhën qershor–tetor 2024. Ai akuzohet për sjellje kërcënuese, përfshirë edhe ofendime si:

“Me kon je tu fol… për çka i ke ly buzt?”

Prokuroria thotë se ai e ka shqetësuar vazhdimisht Arbenitën përmes telefonatave dhe takimeve, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.

Fero po ashtu akuzohet për ngacmim seksual, pasi sipas aktakuzës, ka tentuar ta puthë Arbenitën kundër vullnetit të saj, duke i thënë:

“Ti je gruaja jem, unë kam të drejtë me fjet me ty… nuk ki të drejtë me m’thanë jo.”

Në dokumentin e prokurorisë përmenden edhe kërcënime serioze përmes WhatsApp-it:

“Ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit… fëlqitë nga vendi t’i thej…”

Fero ishte arrestuar më 11 korrik 2023 për sulm fizik ndaj Arbenitës. Me ngritjen e aktakuzës në dhjetor 2024, Prokuroria kërkon dënimin e tij dhe ka paraqitur provat përkatëse.

Avokati i Feros ka konfirmuar aktakuzën për mediat, por nuk ka komentuar më tej. Ndërkohë, Fero është rikthyer në muzikë pas një pauze dyvjeçare dhe përballjes me betejën ligjore për kujdestarinë e vajzës së tyre, Nina.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI