Flash

Incident gjatë koncertit të Katy Perry në Australi

Lapsi.al 2 July 2025
Incident gjatë koncertit të Katy Perry në Australi

Katy Perry u gjend në një moment të frikshëm gjatë turneut të saj “Lifetimes” në Australi, ku pothuajse ra nga një sferë metalike  mbi skenë.

Një video e ndarë në rrjetin X tregon momentin kur Perry, 40 vjeç, mban fort shufrat brenda sferës për të mos rrëshqitur dhe rënë poshtë, ndërsa po performonte në Adelaide Entertainment Centre të hënën në mbrëmje. Salla u errësua papritmas dhe anëtarët e stafit të skenës u hodhën menjëherë në ndihmë të këngëtares.

Një fans shkroi: “U tremba shumë.” Ndërsa një tjetër shtoi se Katy u ndihmua të zbresë nga sfera nga sigurimi dhe pas pak kohe performoi përsëri, megjithëse dukej e tronditur gjatë këngës “Nirvana.” Disa fansa komentuan se falë rripave të sigurisë që Perry mbante gjithmonë, ajo shmangu dëmtime serioze.

Perry nisi këtë turne në prill në Meksiko, frymëzuar nga filma si “The Fifth Element” i vitit 1997. Megjithatë, ajo u kritikua për koreografinë dhe fluturimin e saj në hapësirë me Blue Origin, por u mbrojt në rrjetet sociale duke thënë se do të qëndrojë e sinqertë me veten.

Në jetën personale, këngëtarja po kalon një ndarje të bujshme nga aktori Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë 4-vjeçare, Daisy. Burime pranë çiftit thanë se marrëdhënia ishte në krizë para ndarjes.

Të këshilluara

Brad Pitt thyen rekordet me “F1”

  Filmi më i ri i Brad Pitt, “F1” është zyrtarisht premiera më e suksesshme në karrierën e aktorit. Sipas agjencisë Associated Press, “F1” arkëtoi 55...

20:31

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI