Flash

Jlo, këngë për ndarjen nga Ben Affleck: Jam më e fortë

Lapsi.al 4 July 2025
Jlo, këngë për ndarjen nga Ben Affleck: Jam më e fortë

Jennifer Lopez surprizoi një grup fansash këtë javë në Los Angelesme një seancë ekskluzive dëgjimi,  ku prezantoi gjashtë këngë të reja të papublikuara më parë. Por ishte një këngë në veçanti, me titull “Wreckage of You”, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Teksti i kësaj balade pop përfshin vargje si: “Jam më e fortë pas rrënojave që le ti,” që për shumëkënd është një referencë direkte për ndarjen e saj nga Ben Affleck. Këngëtarja 55-vjeçare thuhet se ka depozituar dokumentet e divorcit në gusht të vitit të kaluar, pikërisht në ditën që do të ishte përvjetori i dytë i martesës me aktorin, dhe që nga atëherë kjo ndarje ka qenë një nga temat më të komentuar të muajve të fundit.

Një prej të pranishmëve në ngjarje tregoi se Jennifer ka shpjeguar se frymëzimi për këngën i ka ardhur një natë, ndërsa pushonte pas provave për turneun e saj. Ajo gjithashtu pranoi se viti 2023 ka qenë shumë i vështirë për të, si në planin personal, ashtu edhe në atë profesional.

Në mes të zërave për krizë në martesë, Jennifer Lopez anuloi turneun e saj “This Is Me... Live” verën e kaluar. Në atë kohë, ajo tha se kishte nevojë për kohë vetëm për vete dhe familjen, por tani, me këngët e reja, duket se po ndan më hapur ato përvoja. “Kisha nevojë të isha me fëmijët dhe me veten time, dhe vërtet të zbuloja se çfarë po ndodhte në jetën time,” tha JLo.

Përveç "Wreckage of You”, Jennifer ndau edhe pesë këngë të tjera të reja me ritme më festive, përfshirë “Birthday,” “Free,” “Up All Night,” “Save Me Tonight,” dhe “Regular.” Sipas të pranishmëve, këto këngë rikthejnë stilin klasik të JLo dhe krijuan një atmosferë të gjallë në seancën dëgjimore.

 

 

Të këshilluara

Brad Pitt: Divorci me Jolie më shkatërroi

Brad Pitt ka filluar një kapitull të ri në jetën e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie. Një burim për Us Weekly është shprehur se divorci e kishte "kontrollua...

16:21

Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy

Sean “Diddy” Combs është dënuar të qëndrojë në paraburgim pasi u shpall fajtor për akuza të lidhura me prostitucionin në gjyqin e tij të shumëpërfolur federal p...

19:50

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI