Flash

Rregulli i pazakontë i Amal Clooney për mysafirët

Lapsi.al 3 July 2025
Rregulli i pazakontë i Amal Clooney për mysafirët

Amal Clooney është e vendosur të mbrojë privatësinë e familjes së saj, edhe nëse kjo do të thotë t’u marrë telefonat të ftuarve në shtëpi.

Në një intervistë për revistën Glamour, avokatja e njohur për të drejtat e njeriut, 47 vjeçe, foli për jetën me bashkëshortin e saj, aktorin fitues të Oscar-it George Clooney, dhe për mënyrën se si e ruajnë jetën private me fëmijët e tyre, binjakët 8-vjeçarë, Ella dhe Alexander.

“Është gjithnjë e më e vështirë të krijosh momente dhe hapësira private. Pikërisht për këtë arsye, ne organizojmë shumë aktivitete në shtëpi,” u shpreh Amal. “Tani kam një shportë që e përdor për t’ua marrë të gjithëve telefonat!”

Ajo shtoi: “Është e rëndësishme të gjejmë një ekuilibër ku ke kohë vetëm për familjen dhe miqtë, ku njerëzit ndihen të sigurt dhe mund të flasin lirshëm. Të bëhesh prind e bën edhe më shqetësuese çdo ndërhyrje në privatësi. Ne bëjmë çmos që fëmijët tanë të preken sa më pak nga kjo. Nuk i kemi publikuar kurrë fotot e tyre dhe nuk do ta bëjmë.”

George dhe Amal, të cilët u martuan në Itali në vitin 2014, u bënë prindër në qershor 2017. Çifti është shumë selektiv në zgjedhjen e projekteve për të siguruar që familja mbetet përparësi.

“Kur martohesh, dhe më pas bëhesh prind, heq dorë nga egoizmi. Nuk mendon më vetëm për veten,” tha George më herët për People. “Është një gjë e mrekullueshme. Unë dhe Amal flasim për këtë çdo ditë. Ndihemi me shumë fat.”

Edhe pse ruajnë me fanatizëm jetën private, George nuk i fsheh emocionet për fëmijët e tij. Në ndarjen e çmimeve Tony Awards 2025, ai zbuloi me humor se fëmijët e tij janë fansa të mëdhenj të Taylor Swift dhe nuk kanë shumë ide për figurat e mëdha të kinemasë.

“Robert De Niro mund të jetë në shtëpi dhe ata pyesin: ‘Kush është ky?’ Nuk u intereson,” tha aktori me të qeshur.

Të këshilluara

Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy

Sean “Diddy” Combs është dënuar të qëndrojë në paraburgim pasi u shpall fajtor për akuza të lidhura me prostitucionin në gjyqin e tij të shumëpërfolur federal p...

19:50

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI