Flash

Suge Knight zbulon momentet e fundit të Tupac Shakur

Lapsi.al 4 July 2025
Suge Knight zbulon momentet e fundit të Tupac Shakur

Në momentet e fundit të Tupac Shakur-it, Suge Knight pretendon se nëna e tij, Afeni Shakur, mori vendime kontraverse teksa jeta e reperit po shuhej.

Në një intervistë ekskluzive për People, ish-CEO i Death Row Records-u rikujtoi vrasjen e vitit 1996. Knight po drejtonte makinën me Tupacin  pranë Las Vegas Strip kur makina u qëllua 13 herë.

Shakur u godit katër herë — në kraharor, krah dhe kofshë — dhe sapo mbërriti në spital, mjekët konstatuan se do t’i nevojiteshin dy operacione emergjente për të shpëtuar, përfshirë heqjen e mushkërisë së djathtë për të ndalur gjakderdhjen e brendshme.

Knight pretendon se ndërsa Shakur po humbiste vetëdijen, ai kërkoi të vritej, nga frika se do të kthehej në burg për shkak të përplasjes në kazino disa orë më parë. Sipas Knight, Shakur i tha të pranishmëve: “Më mirë të vdes se të kthehem prapë..” Por Knight refuzoi: “Jo, Pac. Nuk mund ta bëjmë.”

Sipas Knight, Shakur i bëri të njëjtën kërkesë nënës së tij, dhe Afeni nuk refuzoi si pjesa tjetër e familjes. Ai thotë se ajo i dha ilaçe për të respektuar dëshirën e fundit të reperit.

“Mjekët u përpoqën ta shpëtonin, por mamaja e tij tha: ‘Mos e bëni këtë. Nëse ka komplikacione, mos e prekni, lëreni të shkojë,’” kujton Knight.

Pas vendosjes së Tupacit në koma të induktuar dhe të lidhur me respirator, Knight thotë se dëmi ishte i pashmangshëm. Më 13 shtator, në orën 16:03, Tupac Shakur u shpall i vdekur.

Pas vdekjes, Afeni kërkoi kremtimin e trupit menjëherë. “Ajo më tha: ‘Bëjeni tani,’” pretendon Knight. Ai tregon se u ndalua pasi Tupac kishte përmendur pak javë më parë se dëshironte një funeral me hip‑hop dhe jo krematim. Megjithatë, Knight thotë se përfundoi duke paguar një milion dollarë në dorë për ta realizuar kremtimin.

 

Të këshilluara

Brad Pitt: Divorci me Jolie më shkatërroi

Brad Pitt ka filluar një kapitull të ri në jetën e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie. Një burim për Us Weekly është shprehur se divorci e kishte "kontrollua...

16:21

Gjykata refuzon lirimin me kusht për Diddy

Sean “Diddy” Combs është dënuar të qëndrojë në paraburgim pasi u shpall fajtor për akuza të lidhura me prostitucionin në gjyqin e tij të shumëpërfolur federal p...

19:50

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI