Flash

U ndal për një selfie, por ariu i mori jetën motoristit italian

Lapsi.al 4 July 2025
U ndal për një selfie, por ariu i mori jetën motoristit italian

Mediat italiane i kanë kushtuar hapësirë historisë së një 48-vjeçari nga Roma që u vra në Rumani nga një ari. Ai po ngiste motoçikletën e tij përgjatë rrugës shtetërore Transfagarasan, në zonën Arefu pasditen e së enjtes, 2 korrik.

Sipas asaj që është rindërtuar deri më tani, viktima u ndal së bashku me motoçiklistë të tjerë të huaj dhe bëri një foto me kafshën e egër. Por menjëherë si u sulmua dhe u tërhoq zvarrë në pyll nga ariu. Trupi i tij u gjet më vonë nga ekipet e shpëtimit.

Fotoja me imazhe të ariut u gjet në telefonin e viktimës. Autoritetet vendase nisën hetimet mbi incidentin për të përcaktuar nëse 48-vjeçari ishte sjellë në të vërtetë në mënyrë të pamatur duke iu afruar ariut më shumë sesa duhet. /LAPSi.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI