Flash

E pazakontë/ Europa po digjet, reshje të dendura dëbore në Turqi

Lapsi.al 4 July 2025
E pazakontë/ Europa po digjet, reshje të dendura dëbore në

Reshje të dendura dëbore kanë goditur sot rajonet malore të verilindjes së Turqisë, në një situatë të pazakontë për muajin korrik, ndërkohë që 1.600 kilometra më larg, në bregdetin perëndimor, zjarrfikësit vazhdojnë luftën me flakët që kanë përfshirë zonat turistike.

Sipas mediave turke, dëbora ka rënë në disa provinca të Anadollisë Lindore, përfshirë Rizen, Trabzonin, Bajburtin dhe Erzurumin, kushte atmosferike që nuk janë parë prej dekadash.

Një gazetar nga zona e Rizes, i cili foli për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), tregoi se reshjet e dëborës zgjatën afro pesë orë.

“Jam 65 vjeç dhe kam kaluar gjithë jetën në Rize. Është hera e parë që shoh dëborë në korrik,” tha Gjenxha Karafazlioglu. “Ka rënë dëborë për rreth 4 deri në 5 orë. Rajoni i Artvinit, pranë kufirit me Gjeorgjinë, është goditur më shumë. Në Rize jemi mësuar me anomali klimatike… Të moshuarit thonë se kanë parë dëborë në korrik rreth 30-40 vite më parë, por që atëherë nuk ka ndodhur më.”

Pamje të transmetuara nga agjencia e lajmeve DHA tregojnë një shtëpi prej guri të mbuluar me më shumë se 10 centimetra dëborë në Rize.

Reshjet kanë prekur gjithë rajonin verilindor të vendit, në një shtrirje prej rreth 100 kilometrash.

Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, reshjet e dendura të shiut në provincën e Trabzonit janë shndërruar në dëborë në disa zona, për shkak të një rënieje të ndjeshme të temperaturave.

Ndërkohë, në një distancë prej 1.600 kilometrash në perëndim, rajoni turistik i Izmirit përballet ende me zjarre të fuqishme, të nxitura nga thatësira dhe erërat e forta që arrijnë shpejtësinë deri në 85 km/h.

Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm gjatë fundjavës, duke arritur të paktën 40°C në fillim të javës së ardhshme në bregdetin perëndimor dhe në juglindje të vendit. Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu një paralajmërim për banorët e Ankarasë, ku pritet që temperaturat të kalojnë 36°C. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI