Flash

Meta flet me gazetaren nga telefoni i burgut: Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie

Lapsi.al 9 June 2025
Meta flet me gazetaren nga telefoni i burgut: Jam rrëmbyer pa asnjë

Presidenti i "Partisë së Lirisë", Ilir Meta ka zhvilluar një telefonatë më studion e lajmeve në "Ora News" me moderatoren Beti Njuma. Ai foli për zgjatjen e hetimeve nga SPAK duke u shprehur se prokuroria nuk ka prova ndaj tij dhe se u rrëmbye pa asnjë letër policie.

"Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie. Pas asnjë prezantim se kush ishin ata kriminelë. Ai operacion nuk nis aty ku shikoni ju nga makina ime, ai operacion kishte gjysëm ore që bëhej ishin bllokuar gjithë makinat.

Terrorizonin njerëzit dhe ne nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte. Dhe pastaj më e bukura është se prapa meje ishte makina private ku më futën mua. Kjo është drejtësi me regji të mirëfilltë politike dhe kriminale.

Si e gjykoni ju, është rastësi që sot gjykohet gjoja Apeli lë në burg Veliajn dhe nëser mbylleshin zyrtarisht hetimet e mia dhe mua këto më kanë marrë gjoja edhe të pandehur para pak ditësh, u zgjatën prap hetimet.

Për ça zgjaten? Këta kanë 6 vjet që më hetojnë mua me firmën e Altin Dumanit. Është përgjegjësi e SPAK rrëmbimi im. Ne në Strasburg do i fitojmë të gjitha çështjet" - tha Meta. /LAPSI.al

Të këshilluara

Shkodër, vetëplagoset e armë një burrë

Një person është vetëplagosur me armë gjahu në Postribë. Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, dyshohet se aksidentalisht është ...

20:06

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI