Flash

Denoncimi në Tiranë/ Dy vajza të mitura dhunohen, tentohet t'i zhveshin dhe filmohen

Lapsi.al 9 June 2025
Denoncimi në Tiranë/ Dy vajza të mitura dhunohen, tentohet

Dhunojnë, filmojnë e më pas shantazhojnë me përhapjen e filmimeve në rrjetet sociale, gjithçka për të përfituar para. Dy nëna kanë denoncuar publikisht një ngjarje të rëndë dhune ndaj fëmijëve të tyre të mitur në zemër të Tiranës. Vajzat, të moshës 12 dhe 15 vjeç, janë dhunuar fizikisht nga një grup prej 9 vajzash bashkëmoshatare, ndërsa policia, sipas prindërve, nuk ka marrë asnjë masë ndaj autorëve edhe pse identiteti i tyre është bërë i ditur.

Sipas dëshmisë së njërës prej nënave, tre vajzat, dy të sajat dhe një shoqe e tyre po kalonin në "Bulevardin Dëshmorët e Kombit" kur u sulmuan pa paralajmërim. “I thirrën, i ofenduan, më pas i kapën dhe i goditën pa mëshirë. Njërën prej vajzave e shtrinë në tokë, tentuan ta zhveshin dhe të filmonin gjithçka”, tregon e tronditur nëna. Videoja e ngjarjes është shpërndarë në rrjetet sociale dhe përmes saj janë identifikuar autoret, të cilat, sipas denoncuesve, banojnë në zonën e Yzberishtit.

Prindërit tregojnë se ngjarja është shumë më e rëndë sesa një konflikt adoleshentesh. Sipas tyre, vajzat dhunuese kishin dalë me qëllim për të dhunuar dikë, ta filmonin dhe më pas të përfitonin para duke shantazhuar. Kështu sipas prindërve janë shprehur dhunueset në dëshminë e tyre dhënë në polici. Madje dhunueset i kanë gjetur vetë prindërit evajzave të dhunuara e më pas i kanë denoncuar në polici. “Vajzat tona nuk i njihnin fare. Ishin thjesht në vendin e gabuar, në momentin e gabuar”, shprehen ato.

Pas denoncimit në polici, prindërit thonë se janë përballur me një mur heshtjeje dhe neglizhence. “Shkuam në Komisariatin Nr. 1, ku na tha oficeri i policisë gjyqësore se nuk kanë çfarë të bëjnë. Se nuk mund të ndërhyjnë në konflikte mes të miturve dhe se vetëm kur ndodh një vrasje mund të veprojnë. Madje fajësoi familjet për mënyrën si rriten fëmijët”, tregojnë denoncueset.

Ndërkohë, situata për viktimat është kthyer në një makth të përditshëm. Vajzat nuk guxojnë më të shkojnë në shkollë dhe jetojnë në frikë të vazhdueshme, pasi dhunueset jo vetëm që janë të lirshme, por edhe i kërcënojnë përmes rrjeteve sociale se do hakmerren për denoncimin.

Prindërit bëjnë apel për drejtësi dhe mbrojtje, duke kujtuar se raste të tilla kanë përfunduar edhe në tragjedi. “Mos të presim që të ndodhë më e keqja. Nuk dua që fëmija im të bëhet viktimë e radhës për t’u kujtuar se duhet vepruar më herët”, thotë një prej tyre, duke përmendur rastin e një 15-vjeçari që humbi jetën pas një konflikti të ngjashëm. /Marrë nga Top Channel

Të këshilluara

Shkodër, vetëplagoset e armë një burrë

Një person është vetëplagosur me armë gjahu në Postribë. Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, dyshohet se aksidentalisht është ...

20:06

Përdhunim dhe ngacmime seksuale në Borsh

Policia e Himarës ka nisur procedim penal ndaj dy shtetasve pas kallëzimeve të bëra nga dy të reja, për ngjarje të ndodhura gjatë qëndrimit të tyre në plazhin e...

18:02

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI