Flash

“U sëmura me leucemi në Kosovë”/ Vdes ushtari italian që paditi shtetin e tij

Lapsi.al 9 June 2025
“U sëmura me leucemi në Kosovë”/ Vdes ushtari italian

Ka ndërruar jetë një rreshter-majori i ushtrisë italiane i cili paditi shtetin e tij duke e akuzuar se ishin armët që e sëmurën gjatë një misioni që kishte zhvilluar në Kosovë. Marco Vergine nuk do ta dijë kurrë se si përfundoi beteja e tij ligjore pasi nderoi jetë në moshën 48-vjeçare.

Ai la pas gruan e tij Eleonorën me të cilën u martua më 7 korrik 2007 dhe një vajzë të mitur. Më 4 qershor u zhvillua funerali në Mogliano Veneto, plot me të afërm dhe miq dhe shumë uniforma ushtarake.

“Corriere” shkruan se Vergine pretendonte se kishte marrë sëmundjen, e cila më vonë rezultoi fatale, gjatë misioneve paqeruajtëse jashtë vendit dhe veçanërisht në Kosovë gjatë operacionit të quajtur "Roja e Përbashkët".

Marco muore a 48 anni: "Colpa dell'uranio" - La Voce di Rovigo

Ushtaraku deklaronte se kishte qenë në kontakt për një kohë të gjatë me uraniumin e varfëruar dhe metalet e rënda të pranishme në municione, duke i thithur ato derisa i shkaktuan sëmundjen e gjakut nga e cila nuk u shërua kurrë. Këto janë materiale të përdorura në prodhimin e municioneve për t'i bërë ato më efektive.

Ato janë të vështira për t'u zbuluar sepse janë nanopjesëza, të shkaktuara nga shpërthimi, dhe nevojiten teste specifike dhe të thella për të zbuluar praninë e tyre në trupin e njeriut. Nëse ai do të fitojë gjyqin, familja e tij do të ketë një kompensim të konsiderueshëm nga shteti italian. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shkodër, vetëplagoset e armë një burrë

Një person është vetëplagosur me armë gjahu në Postribë. Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, dyshohet se aksidentalisht është ...

20:06

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI