Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Meta edhe 6 muaj burg, Dumanit nuk i mjaftuan 6 vjet hetime

Lapsi.al 9 June 2025
Meta edhe 6 muaj burg, Dumanit nuk i mjaftuan 6 vjet hetime

Pas më shumë se gjashtë muajsh në qeli, prokurorët e SPAK ende nuk kanë provat gati për të çuar në gjyq kreun e Partisë së Lirisë, ish-presidentin Ilir Meta. Ndaj me lehtësinë që ta garanton vetëm mbështetja e mazhorancës në pushtet, ata i kanë dorëzuar avokatit të tij një njoftim ku i thonë se Meta të qëndrojë edhe gjashtë muaj të tjerë në paraburgim me arsyetimin se janë ende në kërkim të provave.

Po çfarë ishte ajo provë që nuk është gjetur ende? Prova për të cilen i shtohen edhe 6 muaj burg një prej krerëve të opozitës? Si arsyetuan tre prokurorët Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani për të mbajtur në burg ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e vendit të akuzuar për korrupsion?

Këtë detaj për vonesën e hetimit e ka zbuluar avokati i Metës, Kujtim Cakrani. “Thonë se po presim një akt-ekspertimi të ish vjehrrës së z.Meta. Çfarë lidhje ka presidenti me një akt-ekpertimi që pritet të bëhet nga SPAK-u?” u shpreh avokati Cakrani.

Me një ton të ashpër ndaj strukturës antikorrupsion që i kishte lënë në dorë një letër sa për ta njoftuar, Cakrani u shpreh se ky hetim është kryekëput politik: “Nuk e di me çfarë detyrimesh e ligjesh punon SPAK për këtë inkuizicion, as Aranit Çela nuk ka arritur në këtë situatë. Ai është numri dy i opozitës, pas zotit Berisha. Pas 6 vitesh hetimesh tani kërkojnë përsëri zgjatjen e hetimit. Kjo çështje do shkojë deri në Gjykatën Evropiane, ne jetojmë në një vend autokrat, në autokraci. Këto janë mjetet ligjore” tha avokati.

Sipas Cakranit, SPAK ka tejkaluar çdo afat procedural dhe mbajtja në paraburgim e ish-presidentit, pasi akuzat janë bërë publike, është shkelje flagrante e të drejtave. “Presidenti Meta është rrëmbyer dhe SPAK-u është kthyer në një Prokurori politike. Hetimet kanë nisur 6 vitet më parë. Çështja hetohet nga Tirana dhe jo SPAK, por SPAK po të donte kishte hetuar policët që rrëmbyen presidentin. Inkuizicioni që po bëhet ndaj Metës është i paprecedentë në botë. Është e pamoralshme dhe joligjore ta mbash ende në paraburgim” u shpreh Cakrani.

Ndërkohë që SPAK pretendon se zgjatja është 3-mujore, avokati Cakrani këmbënguli se afati i dhënë është 6 muaj dhe paralajmëroi ndjekje ligjore në instanca më të larta: “SPAK ka tejkaluar afatet e mbledhjes së provave. Ai ka mbi 7 muaj në paraburgim, prokuroria ka detyrim ligjor që çdo dy muaj të bënte referimin për hetimet. Ne do i pasqyrojmë edhe më vonë, do e vijojmë betejën deri në Strasburg. Po përgatiten edhe materialet për Gjykatën Kushtetuese”.

Opozita e konsideron Ilir Metën një të burgosur politik. Sipas saj, SPAK dhe Altin Dumani u keqpërdorën nga Rama i cili kërkoi neutralizimin e forcës së tretë në vend për fitoren e 11 Majit. Por përkundër kësaj, qëndron teza tjetër, se Ilir Meta është një politikan i korruptuar dhe se me arrestimin e tij, mori një goditje të fortë kultura e pandëshkueshmërisë.

Të dyja narrativat nuk janë pa baza, ndaj pritej që të kuptohej diçka më shumë në gjykatë, aty ku prokurorët Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani do të t’i ballafaqojnë provat me vetë të pandehurin.

Pritshmëritë qenë të larta edhe falë operacionit të përmasave spektakolare që u organizua për kapjen e Ilir Metës, ku morën pjesë forcat speciale, pavarësisht se ai ishte paraqitur në SPAK sa herë i qe kërkuar. Por tani që kanë mundësi ta mbajnë të izoluar në burg, tre prokurorët po ngurrojnë ta çojnë në gjykatë. Dyshimet se ata janë thjesht vegla të një makinacioni politik shtohen po të shohësh se Kllapi, Kraja dhe Dumani kanë pasur të gjithë kohën për ta hetuar Metën.

Së pari procedimi penal në ngarkim të Ilir Metës ka nisur që në vitin 2019, gjatë kohës kur ai ishte president. Pra kanë kaluar thuajse 6 vjet që kur Kllapi, Kraja dhe Dumani çelën dosjen për inkriminimin e Ilir Metës, sipas një dosjeje që tani duhej të ishte e kopsitur.

Së dyti, zhvillimet e çështjes CEZ-DIA kanë ndodhur në vitet 2009-2010 e më tej, dëshmitarët e kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjeve dhe për më tepër që kjo çështje është hetuar edhe më parë.

Së treti, edhe provat për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të bëjnë me dokumenta të viteve 2013-2017 kur Meta ishte në aleancë me Edi Ramën. Implikimi që SPAK i ka bërë në aktivitetin e ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi daton në të njëjtën periudhë 2013-2017 dhe provat për hetimin e pasurisë kanë të bëjnë me dokumenta që prokurorët i disponojnë prej vitesh.

Duke parë zvarritjen e procedurave dhe lënien e Ilir Metës në burg për një kohë të pacaktuar bëhet akoma më e qartë se hetimi nuk i shkon për shtat llogarive të drejtësisë, por llogarive të pushtetit politik. I njëjti që në 11 Maj përfitoi nga izolimi i Ilir Metës në paraburgim dhe e pengoi të mblidhte më shumë se 8 mijë vota./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43