Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Albania 2.1 e Winy Maas/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Lapsi.al 6 June 2025
Albania 2.1 e Winy Maas/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel

Në festivalin ndërkombëtar të arkitekturës “Bukë dhe Zemër” arkitekti holandez Winy Maas, mik i afërt i kryeministrit Edi Rama dhe autor i disa projekteve në Tiranë, prezantoi për publikun një seri idesh të reja urbane që ai i përmbledh me emrin “Albania 2.1”.

Përballë një salle plot me arkitektë nga Japonia, SHBA, Evropa dhe Koreja e Jugut mes të cilëve ishte edhe kryeministri Rama, Maas ekspozoi disa projekt-ide që përfshijnë:

Një kullë e re pas godinës me kokën e Skënderbeut

Një nga projektet provokuese ishte një kullë e re e planifikuar pas godinës së krijuar sipas bustit të Skënderbeut, në truallin që ndodhet pranë ose mbi pallatin ku kanë jetuar dikur Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. Kjo ndërhyrje u shfaq si pjesë e një vizioni për “kompletimin e koleksionit të qytetit” dhe për të “shtuar aventura të reja urbane”.

“Kjo do të thotë që duhet të gjejmë vende brenda këtij koleksioni. Hapi tjetër është të imagjinojmë, të shtojmë këtë aventurë… kështu që kjo mund të kthehet gradualisht në diçka në këtë cep” tha Vini Maas, në festivalin “Bukë dhe Zemër”.

LEXO EDHE: Kontratat sekrete dhe tenderat pa garë që sollën në Tiranë arkitektët e famshëm

Vetëm se në atë "cep" siç e quan arkitekti i huaj, ndodhet pallati në shtëpinë ku kanë jetuar Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare që mbart një peshë të rëndësishme simbolike për zonën. Gjithsesi pallati në fjalë tashmë është rrethuar nga kullat gjigande dhe nuk është e qartë nëse kulla e re që projekton Winy Maas parashikon shembjen e tij. Fotoja gjithsesi u shfaq vetëm një fraksion sekonde në prezantim.

Dy linja metroje për Tiranën: Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim

Në të njëjtin vizion “Albania 2.1”, Mass kërkoi publikisht ndërtimin e dy linjave metroje për Tiranën, një në drejtimin veri-jug dhe një tjetër lindje-perëndim, duke e konsideruar këtë si një domosdoshmëri për qytetin që po zgjerohet në mënyrë të pakontrolluar.

“Ne duhet t’u kërkojmë zhvilluesve tanë të paguajnë , u shpreh Maas, ndërsa ndërthurte në ekran takimet e liderëve europianë me zhvillimin e Tiranës, - "Po, dy linja metroje ju lutem. Në versionin 2.1. Veri-jug, lindje-perëndim” tha ai ndërsa hidhte me shpejtësi shikimin nga Edi Rama.

Hotel mbi kanionin e Gjipes – në tokat e gjyshërve të Edi Ramës

Më tej, Maas zbuloi një tjetër projekt: një hotel i ngritur mbi kanionin e Gjipës, në një pozicion tepër të ndjeshëm ekologjikisht, për të cilin ai vetë pranoi se kishte ngurruar në fillim.

“Kur më kërkuan të bëja një hotel atje — në atë vend — mendova: ‘Nuk mund ta bësh këtë.’ Duhej ta ngrinim sipër kanionit, për ta lënë të lirë poshtë.” – tha Winy Maas.

Gjipeja është një zonë e mbrojtur dhe një nga perlat natyrore të bregdetit shqiptar, por opozita ka akuzuar kryeministrin Rama se nëpërmjet korruptimit të vartësve të tij po e kalon pronën në emër të familjarëve të tij. Vetë Edi Rama nuk e ka mohuar trashëgiminë, por ka thënë se ia ka lënë të vëllait pjesën e tij në Gjipe, një hapësirë toke në bregdet që shkon deri në 224 mijë metra katrorë tokë.

“Toskana shqiptare”

Një tjetër ide nga Maas përfshinte instalimin e një sistemi të sofistikuar ujitjeje për ta shndërruar terrenin agro-kulturor në një peizazh bujqësor të stilit italian.

“Ju keni një thesar këtu — ujin. Bëni vija shkurresh mes parcelave. Në vend që të shkoni ju në Toskanë, le të vijë Toskana këtu!” – u shpreh Vini Mass.

Në fund të prezantimit të tij, Mass propozoi që ndërtimet e ardhshme në Shqipëri të përfshijnë ruajtjen e ujit në bodrume, shfrytëzimin e energjisë diellore dhe krijimin e një arkitekture që buron nga bujqësia — si një kombinim mes dizajnit bashkëkohor dhe vetëqëndrueshmërisë lokale.

“Imagjinoj, Edi, që sistemi yt i ujit këtu është aq i kujdesshëm, sa ndërtesat e ardhshme mund ta ndihmojnë atë. Bodrumet mund të magazinojnë ujin… dhe qyteti mund të ndërtohet sipër kësaj.” –  Winy Maas.

Winy Maas është një nga arkitektët më të njohur holandezë në skenën ndërkombëtare të dizajnit urban, bashkëthemelues i studios së famshme MVRDV, një zyrë arkitekturore me bazë në Rotterdam. Ai është i njohur për projektet e tij konceptuale, vizionin futurist dhe afërsinë me liderë politikë, mes tyre edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin ka një marrëdhënie të hershme bashkëpunimi që daton nga fillimi i viteve 2000.

Vini Maas ishte autori i planit të parë për rikualifikimin urban të Sheshit Skënderbej, financuar nga Qeveria e Kuvajtit. Projekti nuk u realizua për shkak të kundërshtive politike dhe ndryshimeve në pushtet.

Në vitin 2014, ai u rikthye në Tiranë dhe u përfshi në projekte të reja. Në vitin 2018, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) kontraktoi MVRDV për restaurimin e Piramidës së Tiranës – ndërtesës që dikur ishte mauzole për diktatorin Enver Hoxha. Projekti kishte si synim hapjen e strukturës për publikun dhe kthimin e saj në një qendër inovacioni për të rinjtë.

Në një shkrim të INA Media raportohej se burime konfidenciale nga brenda AADF pranuan se lista e studiove ndërkombëtare për Piramidën iu propozua nga vetë kryeministri Edi Rama dhe përfshinte MVRDV.

Maas është arkitekt i DownTown One, një nga godinat më të larta të ndërtuara ndonjëherë në Shqipëri, në bashkëpunim me Kastrati Construction. Projekti fillestar parashikonte 37 kate për banim dhe zyra, por më pas u shtuan kate për hotel.

Një tjetër projekt i firmës së tij është Kulla e Skënderbeut, pranë Hotel Tiranës, e konceptuar me elemente që sjellin siluetën e heroit kombëtar, por duket se Mass ka parë edhe një mundësi tjetër në sheshin pas kësaj kulle dhe kërkon të ngulë një tjetër fasadë betoni nga pas. /Lapsi.al

https://youtu.be/AFPQq6XaWKw?t=6332

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43