Flash

Il Giornale: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës ish kryeministri D'Alema

Lapsi.al 4 June 2025
Il Giornale: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës ish kryeministri

Ish kryeministri italian i së majtës Masimo D'Alema që është larguar nga politika për tu marrë me aktivitetin e tij privat, ka bërë shumë para duke shërbyer si lobues ashtu sikurse homologët e tij Tony Blair apo Gerard Shrëder. Ata dinë ti gjuajnë klientët fitimprurës dhe njëri prej tyre është sipas të gjitha gjasave Edi Rama.

Gazeta e të djathtës italiane Il Giornale të cilën Lapsi.al e ka lexuar i ka kushtuar atij një artikull të cilin e fillon me frazën se "D'Alema ka një nuhatje të shkëlqyer për biznes".  Aty bëhet një bilanc i fitimeve të shoqërisë së tij të konsulencës, DL&M advisor, të cilën ish-kryeministri dhe ish-sekretari i DS e kontrollon 100% dhe që e ka themeluar në vitin 2019, pasi la jetën aktive politike.

"Shoqëria ka si objekt “konsulencën në fushën e proceseve të ndërkombëtarizimit” të tregjeve të ndryshme të huaja “për kërkimin dhe tërheqjen e investimeve nga kompani private”- thuhet në shkrimin e lexuar nga Lapsi.al. "Një biznes fitimprurës, duke qenë se bilanci i vitit 2024 është mbyllur me 1.578.170 euro fitim, në rritje krahasuar me 1.358.662 euro në 2023 dhe sidomos me 393.807 euro të vëna mënjanë në 2022".

Pasi jep të dhëna për biznese të tjera në bujqësi dhe prodhimin e verërave "Il Giornale" thotë edhe një fakt interesant për Shqipërinë. 

"Nuk ka, megjithatë, referenca për aventurën sipërmarrëse të D’Alema-s në Shqipëri. Aksionet e shoqërisë së konsulencës së themeluar në Tiranë në Janar të vitit 2023 "A&I Albania" janë të regjistruara me emrin personal të ish kryeministrit, prandaj nuk lidhen me zinxjirin e kompanive të gritura në Itali" shkruan e përditshmja.

Në fakt, ekzistenca e kësaj shoqërie shqiptare të D'Alemës u zbulua për herë të para nga emisioni i fortë invesiigativ i RAI3 "Report". Gazetari italian Giorgio Mottola e pyeti direkt Edi Ramën nëse ish kryeministri italian punonte si lobist për të, nisur nga fakti se ai është shfaqur me intervista në mbrojtje të Ramës në shtypin italian.

 

"E pabesueshme! Kurrë nuk kam folur për tregti me Massimo D’Aleman. Kam folur gjithnjë për politikën, kam folur gjithnjë për Shqipërinë, kam folur gjithnjë për... Pastaj, ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Epo t’i paraqesësh gjithmonë këto gjëra kështu"!- tha Rama i çuditur duke e quajtur D'Alemën jo lobist, por mentorin e tij.

Investigimi i Report në Rai 3: Me çfarë merret kompania lobuese e Massimo D'Alemës në Shqipëri

Në investigimin e tij Report pati zbuluar se zyrat e shoqërisë së D'Alemës gjenden në Pallatin e Kulturës në Tiranë dhe aty citohej ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj që thoshte se D'Alema lobon në Shqipëri për një kompani kriptovaluatash.

Po ashtu si Rama edhe D'Alema rrefuzoi të përgjigjej për RAI 3 se përse e kishte hapur kompaninë në vendin tonë. Mister mbetet edhe shifra që ai ka fituar këtu, ndryshe nga ajo në Itali që është transparente. Atë se ka zbuluar dot as Il Giornale. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI