Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Rama ndan vilat rezidenciale për miqtë: Velipoja për Agron Çelën

Lapsi.al 4 June 2025
Rama ndan vilat rezidenciale për miqtë: Velipoja për Agron

Në një ceremoni që kishte trajtën e një konkursi ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama shpërndau dy rezidenca qeveritare, një në Vlorë dhe një në Velipojë. Atë të Velipojës për ish-deputetin e LSI-së, tashmë i rreshtuar me PS-në, Agron Çela.

Para se të nisë konkursi Rama foli për konceptin e një shteti që sillet si një "pronar i zakonshëm" në tregun e pasurive të paluajtshme.

“Duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin”, u shpreh kryeministri, por për nga mënyra se si rezultoi i gjithë aktiviteti, i shkonte përshtat një parrullë e vjetër e diktaturës që mund të thuhej edhe: Kur themi shteti, kemi thënë Rama dhe kur themi Rama kemi thënë shteti.

Në letër, koncepti duket modern: shteti bashkëpunon me privatin dhe përfiton nga investimet, por në praktikë ndodh që ndërtesat shtetërore të lëna qëllimisht të degradojnë, i kalohen me dorë të lirë miqve të pushtetit. Në disa raste, sipas marrëveshjeve të komplikuara shteti ka përfituar zyra për administratën, por rasti i rezidencave qeveritare është më specifik, sepse ato do të shndërrohen në hotele.

Ndaj në këmbim, pas investimit ato do të ofrojnë akomodim falas për "pronarin", kryeministrin Rama dhe miqtë e tij të huaj që vizitojnë Shqipërinë. Një ide e jep një dokument prezantues i nismave, i botuar në faqen e Korporatës së Investimeve, sipas të cilit thuhej se  “Personalitetet e larta shtetërore do të vazhdojnë të përfitojnë nga shërbimet që këto godina qeveritare do të ofrojnë”.

Kuptohet se qeveria pretendon se rezidencat në Vlorë dhe Velipojë e “kishin humbur funksionin origjinal” dhe “ishin kthyer në ngarkesë për buxhetin shtetëror”, por papritur këto rezultojnë të jenë pasuri me potencial të jashtëzakonshëm për biznesmenët e afërt me pushtetin. Dhe ku ka më mirë se se një juri ndërkombëtare, arkitektë të huaj dhe studio europiane për të fshehur një aferë që mban erë të rëndë korrupsioni.

Rezidenca në Velipojë – në oborrin e pasëm të Agron Çelës

Historia është pak a shumë e ngjashme për projektin e Velipojës, që u fitua nga skuadra ku ishte pjesë edhe kompania Xhenis SH — e themeluar nga Agron Çela, ish-deputet i LSI dhe i PS dhe më vonë e menaxhuar nga bashkëshortja e tij.

Në prezantimin e projektit, arkitekti kanadez u shpreh pa drojë: “Ne punojmë me familjen që zotëron hotelin ngjitur pronës. Kanë 300 metra plazh, dhjetëra metra pyll dhe njohin çdo zog aty.”

Bëhet fjalë për hotelin gjigand Grand Hotel Europa në Velipojë. E thënë ndryshe: pronari i hotelit ngjitur, Agron Çela, tashmë merr edhe rezidencën shtetërore si shtesë natyrore të kompleksit të tij. Rezidenca qeveritare do të shndërrohet në një hotel modern, ndërsa prona që i jepet Çelës është 1200 m² ndërtim dhe 8100 m² tokë në mes të pyllit, një përfitim monumental që deri dje ka qenë një mollë e ndaluar për biznesmenët e zonës.

Votat për Shkodrën/ Pse e amnistoi SPAK Agron Çelën nga CEZ-DIA

Në këto zgjedhje Agron Çela nuk kandidoi në Shkodër. Në vend të tij u zgjodh deputete, vazja e tij Xhenis Çela që ishte në listën e mbyllur të PS në 11 Maj.

Emrin e saj mban edhe kompania “Xhenis SH”, kompania që përmendet në çështjen CEZ-DIA, si një ndër kanalet që Kastriot Ismailaj përdorte për të kaluar para në favor të Ilir Metës. Prokurorët e SPAK kërkuan burgosjen e Ilir Metës sepse e implikojnë për 168 milionë lekë të vjetra që Kastriot Ismailaj i kaloi tek llogaritë e kompanisë Xhenis Sh, për Ilir Metën.

Agron Çela deklaroi në SPAK se “nuk dinte gjë” dhe është sot i lirë, ndërsa Meta mbahet ende në burg.

[caption id="attachment_1006063" align="alignnone" width="1706"] Screenshot[/caption]

Interesante është se sot, me të njëjtën kompani Agron Çelës i jepet nën administrim vila qeveritare në Velipojë, 1200 metra ndërtim dhe 8100 metra tokë pyll, në një ceremoni ku Edi Rama e shpall shtetin dhe veten, pronar të aseteve qeveritare.

Rama është akuzuar disa herë se i ndan pronat publike dhe pasuritë natyrore për miqtë e tij dhe skema me “konkurs ndërkombëtar”, “arkitektë të famshëm” dhe "studio europiane" nuk është e re. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një nga intervistat e tij, shprehej se në realitet ndarja pasurive shtetërore mes miqve bëhej në një formë krejt banale... “duke ngrënë qofte tek veranda.”/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43