Flash

NATO bie dakord për një program gjigant armatimi, detajet sekret

Lapsi.al 5 June 2025
NATO bie dakord për një program gjigant armatimi, detajet sekret

Për shkak të kërcënimit nga Rusia ministrat dhe ministret e Mbrojtjes të NATO-s ranë rënë dakord për programin më të madh të armatimit prrej disa dekadash. Ministrat u takuan në Bruksel. Programi parashikon një zgjerim të konsiderueshëm të aftësive parandaluese dhe mbrojtëse në vitet e ardhshme.

Programi përmban objektiva të reja për aftësitë ushtarake. Ato specifikojnë saktësisht se me çfarë duhet të kontribuojë në të ardhmen secili prej vendeve aleate për parandalimin dhe mbrojtjen e përbashkët. Prioriteti më i lartë u jepet aftësive të tilla si sistemet e armëve me rreze të gjatë veprimi, mbrojtjes ajrore dhe forcave tokësore të lëvizshme.

Të dhënat konkrete rreptësisht sekret

Megjithatë NATO i klasifikoi të dhënat konkrete për planet si tepër sekrete, në mënyrë që aleanca të bëhet për Rusinë një kundërshtare sa më pak e paparashikueshme që të jetë e mundur.

Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të lajmeve dpa, kërkesat e deritanishme për kapacitetet ushtarake janë rritur me 30 përqind. Sipas ministrit Federal të Mbrojtjes, Boris Pistorius, vetëm ushtria gjermane Bundeswehr do të ketë nevojë për deri në 60,000 ushtarë aktivë shtesë për të përmbushur kërkesat e reja të NATO-s.

Politikani sociademokrat e quajti këtë një veprim të fuqishëm dhe tha se vitet e ardhshme Gjermania do të formojë dhe "do të pajisë plotësisht" njësi të reja ushtarake.

5% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen

Në takimin e tyre në Bruksel, ministrat dhe ministret e Mbrojtjes po përgatisin edhe samitin e NATO-s që do të zhvillohet në fund të muajit në Hagë. Fokusi është rritja e shpenzimeve të shteteve anëtare për mbrojtjen.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka propozuar që deri në vitin 2032 vendet e NATO-s duhet të shpenzojnë të paktën 3.5 përqind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen dhe 1.5 përqind të PBB-së për infrastrukturën që lidhet me mbrojtjen - si p.sh. rrugë dhe ura. Gjermania dhe Franca kanë rënë tashmë dakord me këtë propozim, ndërsa vende si Spanja dhe Italia konsiderohen si kundërshtare të qëllimeve të tilla ambicioze. /DW

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI