Flash

Asllan Dogjani nxjerr videon: Murrizi në procesverbal del me 15 vota më shumë

Lapsi.al 5 June 2025
Asllan Dogjani nxjerr videon: Murrizi në procesverbal del me 15 vota

Rivlerësimi i votave preferenciale brenda partive që kanë nisur të bëjnë kandidatët e Partisë Demokratike, duket se më shumë atyre vetë, do ti shtojë punën prokurorisë.

Kjo sepse numëruesit, dukshëm me konsensus me njeri tjetrin, kanë vendosur të favorizojnë kandidatë të caktuar.

Në mbledhjen e sotme të KAS-it, Asllan Dogjani, teksa prezantoi kërkesën e tij për rinumërim të votës preferenciale, solli rastin e një qendre votimi 2099 në Pezë, ku numëruesit me marrëveshje 15 vota që i ishin dhënë PD-së, por nuk ishte vendosur kryqi në asnjërin prej emrave të kandidatëve, i kishin kaluar Myslym Murrizit.

Ndonëse ai kishte marrë, sipas pamjeve filmike, vetëm 15 vota preferenciale, në procerverbal i ishin shënuar 30.

Ndërkohë, kreu i PL-së, Ilir Meta kishte marrë sipas procesverbalit 6 vota preferenciale, ndërkohë që sipas këqyrjes së videos, dilte me 5 vota./TCh

Votat sipas këqyrjes së kamerave

Et`hem Aga 2

Ilir Alimehmeti 7

Eduart Caça 17

Rivelino Cuno 1

Asllan Dogjani 3

Edit Harxhi 3

Adriana Kalaja 4

Arnold Karriqi 1

Ilir Meta 5

Grigels Mucollari 1

Myslym Murrizi 15

Jonathan Pano 2

Jorida Tabaku 10

Pa votë preferenciale 14

E pavlefshme 2

Votat sipas procesverbalit

Et`hem Aga 2

Ilir Alimehmeti 7

Eduart Caça 17

Rivelino Cuno 1

Asllan Dogjani 3

Edit Harxhi 2

Adriana Kalaja 4

Arnold Karriqi 1

Ilir Meta 6

Myslym Murrizi 30

Jonathan Pano 2

Jorida Tabaku 10

E pavlefshme 1

Të këshilluara

Ndahen Dakota Johnson dhe Chris Martin

Dakota Johnson dhe Chris Martin kanë vendosur të përfundojnë marrëdhënien e tyre që ka zgjatur pothuajse tetë vjet, me periudha ndarjesh dhe ribashkimesh, sipas...

18:04

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI