Flash

FOTO/ Doganierët kroatë gjejnë 11 kallashnikovë në makinën e shqiptarit të Kosovës

Lapsi.al 4 June 2025
FOTO/ Doganierët kroatë gjejnë 11 kallashnikovë në

11 pushkë automatike janë gjetur nga zyrtarët doganorë të Kroacisë në automjetin e një shtetasi nga Kosova. Armët u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti mallrash, i përdorur për transportimin e makinave, me targa të Kosovës në pikën kufitare Tovarnik afër Vukovarit.

Gjatë inspektimit të detajuar të një prej makinave të dyshuara në mjetin transportues, përveç 11 pushkëve automatike, u gjet edhe municioni përkatës. Mediat kroate raportojnë se shoferi dhe një pasagjer në mjetin e transportit, shtetas të Republikës së Kosovës, po udhëtonin për në Zvicër.

Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të posedimit të paautorizuar të armëve dhe eksplozivëve, policia kroate do të dorëzojë kallëzim penal kundër shoferit dhe bashkëudhëtarit. 

Të këshilluara

Ndahen Dakota Johnson dhe Chris Martin

Dakota Johnson dhe Chris Martin kanë vendosur të përfundojnë marrëdhënien e tyre që ka zgjatur pothuajse tetë vjet, me periudha ndarjesh dhe ribashkimesh, sipas...

18:04

Digjet një shtëpi në Vlorë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e në orët e pasdites në lagjen “1 Maji” të Vlorës. Sipas informacioneve, nga hetimet paraprake rezult...

20:26

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI