Flash

PAMJET/ Revoltë në burgun e Genova në Itali, të dënuarit dalin në çati

Lapsi.al 4 June 2025
PAMJET/ Revoltë në burgun e Genova në Itali, të

Qetësohen trazirat në burgun Marassi të Genova. Dy oficerë policie janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Dy të tjerë kanë marrë trajtim në vend. Disa qeli janë shkatërruar. “Corriere della Sera” shkruan se protesta nisi prej disa të burgosurve, por më pas u hapën edhe qelitë e tjera, duke shkaktuar kaos.

Disa të burgosur u ngjitën në çati dhe në shtegun e mureve përreth, por nuk mundën të kalonin më tej. Policia dhe karabinierët qëndronin jashtë, gati për të ndërhyrë në rast se situata do të degradonte.

Kaos brenda strukturës, por tension edhe jashtë, në lagjen ku ndodhet burgu pasi çdo lëvizje u bllokua. 100 oficerë u desh të ndërhynin për të shuar trazirat në burg që përfshinin rreth 200 të burgosur. Gjatë trazirave, stafi mjekësor i burgut u vendos në dhoma të sigurta jashtë mundësisë që të burgosurit t’i arrinin.

Trazirat shpërthyen kur një grup të burgosurish u rebeluan kundër oficerëve, duke shkaktuar kaos dhe duke marrë nën kontroll një seksion. Sipas disa thashethemeve, pati edhe një përpjekje për arratisje. Disa të burgosur u ngjitën në çatinë e njërës prej ndërtesave të burgut, të kontrolluara nga policia e burgut.

Ndër hipotezat rreth trazirave, ajo e një larjeje hesapesh midis të burgosurve pas një sulmi që ndodhi ditët e fundit. “Duket se 6 të burgosur gjatë ditëve të fundit kanë përdhunuar një të burgosur tjetër, i cili mbrëmë u dërgua në spitalin e qytetit për trajtim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet një shtëpi në Vlorë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e në orët e pasdites në lagjen “1 Maji” të Vlorës. Sipas informacioneve, nga hetimet paraprake rezult...

20:26

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI