Flash

Rrëfimi i Tafanit: Vrasja e 'Kinezit', plagosja aksidentale dhe ndihma nga policia

Lapsi.al 4 June 2025
Rrëfimi i Tafanit: Vrasja e 'Kinezit', plagosja aksidentale dhe

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë dëshminë e tij të detajuar para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), duke hedhur dritë mbi vrasjen makabre të Elton Mermalit, i njohur ndryshe si “Kinezi”.

Tafani rrëfeu se vrasja u krye me urdhër dhe udhëzime të drejtpërdrejta nga Laert Haxhiu.

Sipas dëshmisë së Tafanit, Haxhiu kishte bindjen se Mermali ishte përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij, çka e çoi në marrjen e vendimit për eliminimin e tij fizik. Tafani tregoi se kishte marrë 300 euro nga Haxhiu për të udhëtuar drejt Lushnjes, ku do të përgjonte dhe godiste viktimën.

“Na tha Laerti: nisuni për Lushnje, do më sillni Elton Mermalin. Ai donte ta vriste se e konsideronte të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij”, tha Tafani. Ai shtoi se së bashku me Lulzim Arapin dhe një tjetër person, ndoqën Mermalin deri në banesën e tij dhe më pas organizuan vrasjen në një zonë të pyllëzuar.

Sipas dëshmisë, arma e krimit ishte me silenciator dhe iu dorëzua nga Arapi. “E gjuajta me një plumb. Lulzimi i gjuajti dy të tjerë”, tha Tafani. Pas atentatit, ata tentuan të zhdukin gjurmët: armën, silenciatorin dhe fishekët i shpërndanë në vende të ndryshme.

Gjatë largimit, ai tregoi se Arapi u plagos aksidentalisht me armën e zjarrit ndërsa po e çmontonte në makinë. “U panikosëm. E çova te shtëpia ime dhe u përpoqa ta mjekoja vetë. Flisja me Laertin në telefon gjatë gjithë kohës”, vijoi Tafani.

Në vazhdim të dëshmisë, ai përmendi edhe takime të mëvonshme me Laert Haxhiun dhe persona të tjerë, përfshirë dy individë që sipas tij ishin pjesëtarë të policisë dhe kishin dijeni për lëvizjet e grupit.

“Na pritën te një restorant në Ndroq. Ishte dhe Bledari me Laertin, me dy djem që ishin policë, njëri inspektor në Elbasan. Hanin drekë. Më sugjeruan ku të çoja makinën dhe më morën me Range Rover”, tregoi Tafani.

Ai përmbylli dëshminë me përshkrime për gjendjen mendore të viktimës, të cilin e kishte njohur gjatë një periudhe paraburgimi në Rrogozhinë. “Mermali nuk ishte mirë, rrinte vetëm dhe mbante kokën nga qielli”, tha Tafani.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI