Flash

Benny Blanco: Lutem çdo ditë të kem familje me Selena-n

Lapsi.al 4 June 2025
Benny Blanco: Lutem çdo ditë të kem familje me Selena-n

 

Producenti i njohur Benny Blanco fejuar me këngëtaren dhe aktoren Selena Gomez rëfeu në një intervistë ekskluzive për InStyle dëshirën e tij të madhe për të pasur fëmijë.

Blanco tha se i adhuron fëmijët dhe “ëndërron dhe lutet çdo ditë” që një ditë të bëhet baba. “Dua të jem baba, me ndihmën e Zotit,” tha ai, duke shtuar se dëshiron shumë të ndajë këtë përvojë familjare.

Selena Gomez, e cila ndan emocionet dhe entuziazmin e partnerit të saj, foli në podcastin e Jay Shetty për dashurinë që ka ndaj fëmijëve dhe për përgatitjet që po bëjnë për të nisur një familje. Gomez tha se ka një lidhje shumë të ngushtë me motrën e saj më të vogël, 11-vjeçaren Gracie, dhe mezi pret momentin që të bëhet nënë: “Më pëlqen të bëj fëmijët të qeshin; janë shumë të ëmbël, kështu që kur të vijë ai moment, do jem shumë e emocionuar.”

Megjithatë, Selena ka zbuluar më parë se për shkak të komplikacioneve shëndetësore nuk mund të mbajë vetë fëmijët e saj. Ajo është diagnostikuar me lupus, një sëmundje autoimune, dhe për këtë arsye ka nevojë për mënyra alternative për të krijuar familje, si surrogaci ose adoptim. “Ishte një periudhë e vështirë për mua që të përballoja këtë humbje, por tani jam më e qetë dhe mirënjohëse për opsionet që kam,” tha ajo.

Të këshilluara

Ndahen Dakota Johnson dhe Chris Martin

Dakota Johnson dhe Chris Martin kanë vendosur të përfundojnë marrëdhënien e tyre që ka zgjatur pothuajse tetë vjet, me periudha ndarjesh dhe ribashkimesh, sipas...

18:04

Digjet një shtëpi në Vlorë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e në orët e pasdites në lagjen “1 Maji” të Vlorës. Sipas informacioneve, nga hetimet paraprake rezult...

20:26

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI