Flash

Vendimi i KAS/ Votat e Tiranës do të rinumërohen

Lapsi.al 5 June 2025
Vendimi i KAS/ Votat e Tiranës do të rinumërohen

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë vendimin për të hapur kutitë e fletëve të votimit në Qarkun Tiranë. “Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.48, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “ 1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1326, date 24.05.2025, të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 1 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Tiranë. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Tiranë.

Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.

Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë se ky proces merr formë për organizmin e logjistikës duke qenë se janë 1200 qendra votimi, data e fillimit të procesit do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën për të caktuar vëzhgues dhe procesi do të mbikëqyret nga ana e administratës së KQZ”, u tha në vendim.

Të këshilluara

Ndahen Dakota Johnson dhe Chris Martin

Dakota Johnson dhe Chris Martin kanë vendosur të përfundojnë marrëdhënien e tyre që ka zgjatur pothuajse tetë vjet, me periudha ndarjesh dhe ribashkimesh, sipas...

18:04

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI