Flash

Dritan Gjika akuzohet edhe për pastrimin parash droge në Emiratet e Bashkuara Arabe

Lapsi.al 5 June 2025
Dritan Gjika akuzohet edhe për pastrimin parash droge në Emiratet e

Dritan Gjika, shqiptari i dyshuar si drejtues i një rrjeti të fuqishëm droge në Ekuador dhe i arrestuar më 26 maj në Emiratet e Bashkuara Arabe, akuzohet edhe për pastrimin e parave në këtë vend.

Hetimet tregojnë se paratë e përfituara nga trafiku i drogës janë pastruar përmes disa kompanive në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Spanjë. Prokurorët kanë siguruar dëshmi, përfshirë përgjime telefonike, që tregojnë se Gjika dhe bashkëpunëtorët e tij transferonin para përmes llogarive bankare, duke u përpjekur të shmangnin autoritetet.

Në një prej përgjimeve, Gjika thuhet të ketë udhëzuar një bashkëpunëtor që “transferimet të mbahen nën 50 mijë dollarë për të mos ngritur dyshime.”

Megjithatë, transaksionet e shumta dhe të dyshimta me para cash dhe dërgesat drejt llogarive ndërkombëtare kanë çuar në hetime të thelluara nga autoritetet financiare.

Policia e Ekuadorit ka konfirmuar arrestimin dhe ka njoftuar se tashmë ka nisur procedurat për ekstradimin e tij nga Emiratet e Bashkuara. Në operacion kanë marrë pjesë edhe autoritetet spanjolle.

Dritan Gjika kishte hyrë në Ekuador në vitin 2009 me vizë turistike, por brenda pak vitesh u bë një nga personat më të kërkuar në vend për lidhjet e tij me trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas policisë, rrjeti që ai drejtonte dërgonte drogë drejt Amerikës Qendrore, Spanjës, Holandës dhe Belgjikës.

Ndërkohë, në fillim të këtij viti, tetë bashkëpunëtorë të tij janë dënuar nga një gjykatë ekuadoriane për pastrim parash të lidhura me drogën.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI