Flash

Presidenti kroat: Zgjerimi i BE është në ngërç! Ndoshta anëtarësohet vetëm Mali i Zi

Lapsi.al 29 May 2025
Presidenti kroat: Zgjerimi i BE është në ngërç!

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, të enjten mbajti një fjalim para studentëve të Universitetit të Veriut në Koprivnicë, ku foli për sfidat globale dhe roli i NATO-s, Bashkimit Evropian, si dhe lufta në Ukrainë.

Pjesën më të madhe të fjalimit ia kushtoi luftës në Ukrainë, të cilën e quajti një “luftë rraskapitjeje”, dhe jo një luftë pozicionesh klasike si ajo e Luftës së Parë Botërore. Presidenti kroat gjithashtu deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është në ngërç, duke thënë se askush më nuk do të hyjë në BE, ndoshta vetëm Mali i Zi. Sipas tij shtetet mashtrohen me premtime të rreme për anëtarësim, vetëm që të nxirren prej tyre disa lëshime.

Ai shtoi se nga disa vende pritet të përshtatin politikën e tyre të jashtme me interesat e Perëndimit, veçanërisht sa i përket përballjes me Rusinë. Si shembull përmendi Gjeorgjinë, një vend me rritje të fortë ekonomike falë pozitës së saj gjeografike, që sipas tij, gjithashtu po përdoret për qëllime gjeopolitike.

Duke u ndalur në gjendjen e BE-së, Milanoviç tha se Unioni nuk është më një fuqi botërore siç konsiderohej dikur. Ai vlerësoi se Bashkimi Evropian është një projekt i suksesshëm sepse ka parandaluar konfliktet mes shteteve anëtare dhe ka kontribuar në stabilitetin rajonal. Kandidatët aktualë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) janë disa shtete të Ballkanit Perëndimor mes tyre edhe Shqipëria.

https://youtu.be/jA7S8njswsA

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI