Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Bislimi: LVV tani nuk ka nevojë për partnerë

Lapsi.al 29 May 2025
Bislimi: LVV tani nuk ka nevojë për partnerë

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, i cili njëkohësisht është edhe drejtues i delegacionit të Kosovës nëdialogun me Serbinë, po qëndron për vizitë në Aachen të Gjermanisë ku ndër të tjera është edhe Presidentja e Komisionit Evropan, Ursula von der Leyen.

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, Bislimi thotë se "Kosova nuk ka krizë qeveritare në Kosovë por ka pengesa në zgjedhjen e kryesuesve të Kuvendit". Lidhur me krizën në Kosovë pas zgjedhjeve dhe bllokimin e Kuvendit, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës fajëson partitë e deritanishme në opozitë, që nuk duan të votojnë në Kuvend.

I pyetur nga Deutsche Welle në Aachen të Gjermanisë, se me cilët partnerë LVV do ta tejkalojë bllokadën në Kuvend, ku as pas 23 vazhdimesh nuk ka zgjedhje të kryetares së propozuar Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministri Bislimi tha se kërkesat e opozitës janë të pakuptimta.

"Nuk kemi krizë qeveritare"

"Ne në fakt nuk kemi krizë qeveritare. Qeveria është në detyrë. Ajo po pretqeverinë e reqë do të jetë pak a shumë me përbërje të ngjashme me atë të vjetrën. Ajo ku për momentin kemi ngecur është te konstituimi i Parlamentit, për të cilin si duket ka interesim të disa subjekteve politike që ta bllokojnë, duke paraqitur kërkesa që janë të pakuptimta dhe nuk i ndihmojnë shëndetit të demokracisë në Kosovë”, - theksoi Bislimi.

Ndërsa pyetjes së Drejtueses së Programeve Evropa në DW, Adelheid Feilcke, se kush janë partnerët e preferuar të LVV-së për tejkalimin e bllokadës në Kuvend, Bislimi u shpreh kështu: "Tash Kuvendi është i 120 deputetëve dhe duhet të konstituohet nga 120 deputetë. Aty nuk ka nevojë për partnerë. Secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë”.

LVV ka paraqitur alternativa

"Të gjithë bashkë e konstituojmë Parlamentin”, theksoi Bislimi, duke shtuar se "LVV-ja e ka paraqitur propozimin e saj dhe e ka kryer pjesën e punës që i takon, ndërsa partitë e tjera duhet të votojnë.

'Ajo që kërkohet nga kjo fazë është që subjekti ta bëjë nominimin dhe të votojë”, theksoi Bislimi duke shtuar se "partitë e tjera duhet të marrin pjesë në votim dhe të ndihmojnë në konstituimin e Kuvendit”. Më pas vjen faza e krijimit të qeverisë së re.

Besnik Bislimi theksoi se LVV "ka paraqitur disa propozime dhe alternativa, duke filluar nga konsultimet e deri tek propozimi për ndryshimin e metodës së votimit, që po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Por opozita ka refuzuar deri tani propozimet e LVV". /DW

Të këshilluara

Aksident i katërfishtë në Fier

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përpl...

20:45

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI