Flash

Meta nga burgu: Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë

Lapsi.al 29 May 2025
Meta nga burgu: Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu lidhur me marrjen e tij zyrtarisht si të pandehur. Në intervistën per Syri Tv, Meta u shpreh se këtë e sheh vetëm si zhvillim procedurial i ri. Ai tha më tej se akuzat ndaj tij janë formuluar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Meta u shpreh se këtë proces gjyqësor do ta çojë deri në Strasburg.

"Për mua vetëm zhvillim pozitiv procedurial i ri dhe asgjë tjetër. Akuzat ndaj meje janë formuluar zyrtarisht dhe publikisht nga Kongresi i “Rilindjes” që në kohën kur kam qenë President i Republikës. Nga mercenarët e Edi Ramës nuk mund të zhgënjehesh sepse edhe ai është mercenary i të tjerëve. Por për mua është pozitive çdo ditë që shkojmë drejt Gjykatës dhe gjykimit që nuk mund të jenë të mbyllura ku ne do të shpartallojmë fletërrufenë e Edi Ramës publikisht nga Tirana dhe deri në Strasburg.", tha Meta.

Më tej presidenti i PL-së ka treguar edhe pse ka marrë si mbrojtës ligjor, avokatin Kujtim Cakrani. Ai tha se aktualisht avokati Genc Gjokutaj ka dhe "çështjen Berisha" e cila po shkon gjithashtu drejt gjykimit. Sipas tij, këto dy çështje të mëdha politike jo vetëm për shkak të ngarkesës tepër voluminoze që bartin nga ana fizike, nuk shkon të përfaqësohen nga i njëjti avokat sepse kanë veçoritë e tyre.

"Siç e dini tani kemi dy çështje të mëdha politike që shkojnë drejt gjykimit, “Çështjen Berisha” dhe “Çështjen Meta”. Të dyja me akuza të formuluara nga Kongresi i “Rilindjes” vite më parë. Unë prisja normalisht që “Çështja Berisha” të mbyllej se në vlerësimin tim është jo vetëm politike por edhe krejt absurd. Por kjo nuk mund të ndodhte se jetojmë në një shtet të kapur në çdo qelizë. Siç e dini Z. Gjokutaj ka qenë avokat i Z. Berisha dhe tani e pret një punë edhe më e madhe që unë jam i bindur do e përballojë me sukses. Tani edhe “Çështja Meta” shkon drejt gjykimit dhe kjo kërkon një punë të madhe ndaj edhe kemi zgjedhur avokat Cakranin për të përballuar këtë proces gjykimi. Duke qenë falenderues për punën e Avokat Gjokutajt deri tani besoj se Avokat Cakrani do ta vazhdojë me shumë përkushtim dhe transprancë me publikun. Po kështu dy çështje të mëdha politike jo vetëm për shkak të ngarkesës tepër voluminoze që bartin nga ana fizike, publikisht nuk shkon të përfaqësohen nga i njëjti avokat sepse ato kanë veçoritë e tyre.", u shpreh Meta.

Të këshilluara

Aksident i katërfishtë në Fier

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përpl...

20:45

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI