Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Kriset "miqësia" mes dy vendeve? Rusia akuzon Serbinë se po dërgon armë në Ukrainë

Lapsi.al 29 May 2025
Kriset "miqësia" mes dy vendeve? Rusia akuzon Serbinë se po

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë.

Në një deklaratë të publikuar më 28 maj në faqen zyrtare të SVR-së, përmenden emrat e disa kompanive serbe të industrisë së mbrojtjes, municionet e të cilave thuhet se kanë përfunduar në duart e ushtrisë ukrainase.

“Në ‘korridorin e vdekjes’, të organizuar në Serbi – një vend mik i Rusisë – janë të përfshira kompanitë më të mëdha të industrisë ushtarake, përfshirë ‘Jugoimport SDPR’, ‘Zenitprom’, ‘Krushik’, ‘Sofag’, ‘Reyer DTI’, ‘Slloboda’, ‘Përvi Partizan’ dhe të tjera”, thuhet në deklaratë.

SVR-ja pretendoi se këto kompani kanë furnizuar “qindra mijëra predha për raketahedhës dhe obusë, si dhe miliona plumba për armë të vogla zjarri”.

Sipas inteligjencës ruse, kjo ndihmë ndaj Ukrainës po maskohet përmes “certifikatave të rreme të përdoruesit final dhe përdorimit të shtetvee ndërmjetëse – kryesisht shtete të NATO-s si Çekia, Polonia dhe Bullgaria – si dhe në kohët e fundit, edhe përmes kanaleve më ekzotike që përfshijnë shtete afrikane”.

Në deklaratën me tone të ashpra, SVR tha se “etja për pasuri e prodhuesve serbë të armatimit dhe mbështetësve të tyre, në kurriz të gjakut të popujve vëllazërorë sllavë, ka bërë që ata të harrojnë plotësisht se kush janë miqtë e vërtetë dhe kush armiqtë”.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar komente për këtë çështje nga Qeveria e Serbisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidenca, por nuk ka marrë përgjigje. Po ashtu, asnjë nga kompanitë e përmendura nga SVR-ja nuk ka kthyer përgjigje.

Edhe më parë është raportuar për mundësinë e eksportit të armëve nga Serbia në Ukrainë. Në fillim të vitit 2023, portali rus “Mash” publikoi një video që, sipas tij, tregonte ngarkimin e raketave “GRAD” 122 milimetra në një depo në Bratisllavë, duke pretenduar se bëhej fjalë për raketa të kompanisë “Krushik” nga Valjeva që ishin dërguar në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë.

“Krushik” dhe ish-ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq, i kanë mohuar këto pretendime.

Edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, më 3 mars 2023 deklaroi para gazetarëve në Beograd se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Serbia nuk ka eksportuar armë për asnjë palë të përfshirë në konflikt.

Në mars 2022, në rrjetet sociale ruse u publikua një foto e një ushtari të të ashtuquajturës “Republika Popullore e Donjeckut” që mbante në duar një minë të pashpërthyer. Radio Evropa e Lirë, përmes analizimit të shënimeve në minë, verifikoi se ajo ishte prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2016 në fabrikën shtetërore serbe “Krushik”.

Autoritetet serbe kanë deklaruar se nga viti 2014 deri në 2021 nuk ka pasur eksporte të armatimit në Ukrainë. Ministria e Tregtisë ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se gjatë kësaj periudhe nuk është eksportuar armë as në ndonjë vend tjetër ku përdoruesi final do të ishte Ukraina.

Serbia, së bashku me Turqinë, është një nga vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022. Autoritetet serbe thonë se kjo vjen për shkak të “miqësisë tradicionale”, mbështetjes së Rusisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe varësisë nga gazi rus.

Megjithatë, Serbia ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës dhe ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus – përfshirë edhe atë të 24 shkurtit, ku votoi në favor të Ukrainës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u kërkoi falje qytetarëve serbë për këtë votim, duke thënë se përfaqësuesi i Serbisë në OKB duhej të kishte abstenuar. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Aksident i katërfishtë në Fier

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përpl...

20:45

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI