Flash

BKT inauguron degën e rinovuar në Elbasan – Një hap drejt së ardhmes!

Lapsi.al 28 May 2025
BKT inauguron degën e rinovuar në Elbasan – Një hap drejt

Banka Kombëtare Tregtare përuroi zyrtarisht më datë 27 maj, degën e saj historike në qytetin e Elbasanit, pas një procesi të plotë rinovimi dhe restaurimi që bashkon trashëgiminë e pasur kulturore me standardet më moderne të shërbimit bankar. Ndërtesa është dëshmi e pothuajse 100 viteve histori. Ajo është inauguruar në dhjetor 1926 dhe aktualisht gëzon statusin “Monument kulture i kategorisë së dytë”.

Në aktivitet morën pjesë Bordi Drejtues i BKT, drejtues të lartë dhe punonjës të bankës, prefekti dhe nën kryetari i bashkisë së Elbasanit, klientë individë dhe biznesi si dhe shumë partnerë të tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bordit Drejtues të BKT, Z. Mehmet Usta u shpreh se

“Kjo godinë e restauruar bukur dhe me kujdes, një simbol i shpirtit të qëndrueshmërisë së Elbasanit, tashmë është gati t’i shërbejë klientëve tanë në Elbasan me energji të reja. Ne kemi rikonceptuar dizajnin dhe modelin operacional, duke ndërthurur risitë e orientuara ndaj klientit me vlerat e palëkundura që na kanë udhëhequr prej një shekulli. Përkushtimi ynë ndaj besimit të klientit - një shtyllë themelore e sistemit bankar shqiptar - fuqizohet sot nga teknologjitë më të avancuara dhe arkitekturë e të dhënave të mëdha, një hap i guximshëm drejt qëndrueshmërisë dhe përsosmërisë. Kjo nismë vjen si pjesë e 100-vjetorit të themelimit të bankës, një moment historik për ne që po shënohet me projekte konkrete si rinovim të rrjetit të degëve kudo në Shqipëri si dhe restaurim të godinave historike si kjo e Elbasanit, Korçës e Vlorës dhe ajo e Durrësit e përfunduar në vitin 2023.

Në qendër të këtij transformimi qëndron Klienti. Modeli i ri operacional ofron një përvojë të re bankare, të ndërtuar mbi parimin e thjeshtësisë, komoditetit dhe efikasitetit. Hapësirat janë projektuar për të lehtësuar ndërveprimin dhe për të mundësuar një shërbim më të shpejtë, më të personalizuar dhe të orientuar drejt nevojave reale të klientëve tanë individë dhe biznese. Me teknologji të përparuar, staf të kualifikuar dhe ambiente mikpritëse, ne riafirmojmë angazhimin tonë për t’u qëndruar pranë klientëve në çdo hap të rrugëtimit të tyre financiar.

Në kuadër të këtij përvjetori të rëndësishëm dhe si pjesë e angazhimit për qëndrueshmëri dhe trashëgimi afatgjatë, BKT mbolli 100 rrape në qytetin e Elbasanit dhe në çdo qytet ku ndodhen degët e saj historike. Këto pemë simbolizojnë rrënjët e thella të bankës në shoqërinë shqiptare, si dhe përkushtimin për të kontribuar në një mjedis më të gjelbër për brezat që vijnë”.

BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarë në baza të konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 800,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore.

Falë performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj. Aksioneri i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll që operon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI