Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Shkrimtari Agron Tufa: Jemi në një diktaturë moderne, patronazhistët si “Sigurimi”

Lapsi.al 27 May 2025
Shkrimtari Agron Tufa: Jemi në një diktaturë moderne,

Shkrimtari i njohur, Agron Tufa, e ka cilësuar një maskaradë të madhe atë që ndodhi më 11 maj, që në fakt sipas tij ka vijuar si diaboladë e 'Rilindjes' prej 12 vitesh. I ftuar në emisionin “A Show” të Adi Krastës në Syri Tv, përmes një lidhje me skype, Tufa tha se ajo çfarë ka ndodhur më 11 maj, jo vetëm që detyron një parti politike opozitare, por madje të gjithë shoqërinë shqiptare, në një meditim të trishtueshëm të asaj që ka ndodhur me instalimin real të diktaturës 1945, tashmë në kushtet bashkëkohore.

Sipas Tufës, nëse nuk ka një reagim social të shoqërisë shqiptare, atëherë ajo është e destinuar përjetësisht të jetë e nënshtruar, e shantazhuar, e survejuar dhe tanimë e arrestuar. Patronazhimin, Tufa nuk ngurroi ta krahasonte me skemat e sigurimit të shtetit dhe spiunazhit, për të cilën tha se ajo sot është akoma dhe më e sofistikuar, falë edhe teknologjisë. Zgjidhjen për daljen nga ky qorrsokak diabolik të Rilindjes, Tufa e sheh te përshkallëzimi i protestave deri në rënien e pushtetit. “Liria meritohet, liria e ka një çmim”, - u shpreh ai.

“Kërkon një kujdes për t’i dhënë emër asaj që ka ndodhur në Shqipëri prej 12 vjetësh, dhe kulmin e arritur tani. Një maskaradë e madhe, një diaboladë që ka vazhduar. Maskaradë dhe masakër, ajo çfarë ndodhi dhe u përsërit, pafalshëm e detyron jo vetëm një parti politike për të cilën votojnë gjysma e popullit shqiptar, por tërë shoqërinë duhet ta fusë në një meditim shumë të trishtuar e të pikëllueshëm.

Realisht kemi hyrë në diktaturë, është një regjim i përditshëm tashmë. Populli opozitar shqiptar është prej 12 vitesh i rrethuar, i survejuar, i shantazhuar, tashmë i arrestuar dhe i duhet të dalë nga ky qorrsokaku ku e ka futur qeverisja 12-vjeçare e Rilindjes. Shumë pak rëndësi kanë përcaktimet, është koha të veprohet, ndryshe nëse shoqëria shqiptare nuk shpërfaqet në tërë tërbimin e vet, me atë nervin social të shqiptarëve, ne tashmë i jemi nënshtruar diktaturës së vitit 1945, në kushtet bashkëkohore, më të neveritshme, duhet ndarë mendja njëherë e mirë. Mendimi im ka qenë që s’duhej hyrë në këto zgjedhje pa kushte, zgjedhje nën një diktaturë nuk bëhen e as të mendohen, është absurditet.

Trashëgimia vihet re qartë. Kemi një rifreskim të skemave të sigurimit të shtetit, të degraduara në bumin e revolucionit tenkiko-virtual dhe ata e mbulojnë si dikur në çdo 3-5 banorë, ishte i survejuar nga operativët e sigurimit. Sot këto skema kanë avancuar edhe në sajë të teknologjisë, janë shtrirë si metastaza në institucion, lagje e shtëpi. Në këtë lloj kushtesh mbulimi i plotë i rrjetit të patronazhimit e ka bërë të pamundur, ruajtjen.

Ky survejim e fut në një marrëdhënie njeriun e papërgatitur për të fituar lirinë në një kontratë me djallin. Këtu kemi një mënyrë diabolike, kreative të skemave të sigurimit të shtetit, që sot i kanë të gjitha mjetet, fuqitë e djallëzitë dhe kemi përfunduar një shoqëri e patronazhuar, e arrestuar. Jemi të mpirë në një qorrsokak e nëse s’do të dimë ta shpërthejmë këtë rrethim, nënshtrimi do të jetë fatal. Nëse s’do të ketë reagim të fuqishëm qytetar, diktatura është tashmë një realitet i konfirmuar, thjesht do të prodhojë në seri gjenerata skllevërish e do të jetë gjëja më fatale e shoqërisë shqiptare.

Fakti se çfarë thonë burokracitë e Evropës e SHBA-së, s’duhet të ndikojë aspak te kërkimi i dinjitetit e lirisë së këtij populli të dhunuar, mashtruar, përdhunuar e nënshtruar. Ne duhet të dalim në rrugë, të bllokojmë e t’i tregojmë këtij shteti për dëmin që i ka sjellë popullit më shumë se forcat pushtuese. Ata që udhëheqin popullin opozitar duhet ta ndajnë mendjen, nëse nis protesta nuk ndalohet deri në rënien e pushtetit. Liria meritohet e ka çmim. Populli opozitar dhe udhëheqësit e opozitës duhet të mos e pranojnë këtë gjendje dhe ta refuzojnë këtë diktaturë e të protestojnë në mënyrë të dhunshme". /Syri.net

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI