Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

BE do të miratojë kërkesën e Bullgarisë për euron

Lapsi.al 27 May 2025
BE do të miratojë kërkesën e Bullgarisë për euron

Bashkimi Europian pritet të miratojë së shpejti kërkesën e Bullgarisë për të adoptuar euron që nga 1 janari 2026, duke e bërë atë anëtarin e 21-të të unionit monetar të bllokut.

Pas vitesh pritjeje, disa zyrtarë thanë për POLITICO se Komisioni Europian dhe Banka Qendrore Europiane (BQE) pritet më në fund të japin bekimin e tyre në një raport që do të publikohet të mërkurën e ardhshme.

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do ta ndihmonte vendin të rrisë tregtinë me pjesën tjetër të bllokut, të ulë kostot e transaksioneve dhe të forcojë ndikimin e saj në Bruksel.

“Anëtarësimi në euro do ta forcojë vetëm sovranitetin për Bullgarinë, do të marrim pjesë në procesin vendimmarrës të BQE-së,” tha për POLITICO Atanas Pekanov, ekonomist bullgar dhe ish-zëvendëskryeministër i vendit.

Për dekada, leva, monedha vendase, ka qenë e lidhur me euron, por vendi nuk ka pasur asnjë fjalë në vendimet e politikës monetare të BQE-së, pasi nuk ka qenë anëtar. Nëse Bullgaria i bashkohet monedhës së përbashkët sipas planit në vitin 2026, guvernatori i bankës qendrore të Bullgarisë do të ketë një vend zyrtar në Këshillin Drejtues të BQE-së. Megjithatë, si anëtarja e 13-të më e vogël e unionit, që përbën më pak se 1 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të saj, ndikimi i Bullgarisë në këtë këshill do të jetë i kufizuar.

Shqetësime të vazhdueshme 

Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se kjo lëvizje nuk është pa rrezik. Përdorimi i monedhës së përbashkët mund të shkaktojë, për shembull, një rritje të njëhershme të çmimeve, veçanërisht duke goditur familjet më të varfra në zonat rurale, teksa bizneset përfitojnë nga ndërrimi i valutës.

Në afat të mesëm, çmimet e ulëta të brendshme kanë prirje të përshtaten me normat më të larta europiane për shkak të rritjes së tregtisë brenda bllokut. Ky ka qenë modeli për vendet që janë bashkuar së fundmi, si Sllovakia, Estonia dhe Lituania, të cilat të gjitha përjetuan fillimisht rritje të inflacionit.

Frika më e madhe është se inflacioni do të godasë mallrat bazë si perimet, sidomos në zonat rurale ku konsumatorët kanë më pak mundësi zgjedhjeje.

“Votuesit në zonat rurale janë skeptikë jo sepse janë euroskeptikë, por nga frika për një rritje të kostos së jetesës,” tha Pekanov, një mbështetës i madh i hyrjes në eurozonë.

Duke reaguar ndaj këtyre shqetësimeve, Presidenti bullgar Rumen Radev tronditi opinionin publik më herët këtë muaj kur njoftoi se dëshironte të mbante një referendum kombëtar për të shtyrë hyrjen e vendit në eurozonë.

Megjithatë, kjo ka shumë pak gjasa të lejohet nga Gjykata Kushtetuese e vendit, e cila ka vendosur më parë se një votim i tillë do të ishte antikushtetues.

Njoftimi i Radevit gjithashtu nuk është popullor në Parlament, ku shumica e partive bullgare mbështesin përdorimin e euros.

Duke folur të martën, kryeministri bullgar Rossen Jeliazkov tha:

“Nuk ka asnjë kuptim, në një moment kur vendi duhet të jetë i sigurt se hyrja në eurozonë do të përmirësojë konkurrueshmërinë e ekonomisë sonë, të nisim një debat që në fakt manipulon njerëzit dhe mbjell frikë tek ta.” 

Sofja aktualisht është në rrugën e duhur për të përmbushur kriteret e pranimit në eurozonë pasi ka arritur ta ulë inflacionin në normën e synuar, një nga pengesat më të mëdha deri tani.

Për të hyrë në eurozonë, norma mesatare e inflacionit në Bullgari nga prilli 2024 deri në prill 2025 duhet të jetë brenda 1.5 pikë përqindje të normës së inflacionit të tre vendeve të BE-së me inflacionin më të ulët.

Në vitin 2024 këto vende ishin Irlanda (1 përqind), Italia (1.4 përqind) dhe Luksemburgu (1.6 përqind).

Inflacioni në Bullgari ra nga 4.7 përqind në vitin 2023 në 2.6 përqind në vitin 2024. Por pritet të rritet në 3.6 përqind këtë vit, shumë mbi normën e eurozonës prej 2.1 përqind për vitin 2025, kryesisht për shkak të rritjes së TVSH-së për shumë produkte në fillim të vitit.

Politico, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI