Flash

Momente frike në paradën e tifozëve të Liverpool/ 30 të plagosur, arrestohet autori

Lapsi.al 26 May 2025
Momente frike në paradën e tifozëve të Liverpool/ 30 të

Frikë në Liverpool. Një makinë u përplas me tifozët që po festonin fitoren e “Të kuqve” në Premier League me një paradë. Disa dëshmitarë okularë, siç raportohet nga mediat britanike, kanë deklaruar se shoferi i një automjeti ka përplasur "qëllimisht" me makinë turmën e tifozëve të futbollit në qendër të qytetit. Disa persona u plagosën (thuhet se janë të përfshirë të paktën 30 persona). Një 53-vjeçar anglez u arrestua nga policia, e cila ndërhyri në vendngjarje.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një makinë që kalon përmes një turme në rrugën “Dale”, duke goditur disa njerëz përpara se të ndalet. Video të tjera tregojnë kaosin që pasoi, me ambulanca të rreshtuara përgjatë rrugës dhe tifozë të shokuar nga ajo që kishte ndodhur.

Një restorant u shndërrua në një urgjencë të improvizuar. Gazetari Paddy Edrich, shkroi në një postim në X: “Jam në Dale Street, në kryqëzimin me Water Street, ku policia po merret me një incident serioz gjatë paradës së Liverpulit.” Disa persona morën ndihmë mjekësore brenda restorantit.

Një zëdhënës i Policisë së Merseyside tha në një deklaratë: “U kërkojmë njerëzve të mos spekulojnë mbi rrethanat e incidentit të kësaj mbrëmjeje në Water Street në qendër të qytetit të Liverpulit. Mund të konfirmojmë se burri i arrestuar është një britanik i bardhë 53-vjeçar, me origjinë nga zona e Liverpulit. Një hetim i plotë është duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat që çuan në përplasje”. Policia më pas rrethoi zonën duke ngritur një kordon sigurie.

"Skenat në Liverpool janë të tmerrshme. Mendimet e mia janë me ata që u lënduan ose u përfshinë". Kryeministri britanik Keir Starmer falënderoi policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe duke thënë se kishte kërkuar të informohej mbi hetimin, duke theksuar se hetimet për këtë "incident tronditës" ishin "në vazhdim".

"Jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me policinë në lidhje me atë që ndodhi në Water Street, drejt fundit të paradës. Mendimet dhe lutjet tona janë me ata që janë përfshirë në këtë aksident të rëndë. Ne vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për shërbimet e emergjencës dhe autoritetet lokale që po i përgjigjen këtij incidenti”, tha Liverpool në një deklaratë.

Detektivët e antiterrorizmit janë përfshirë në hetimin e ngjarjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

“Prevalenca e hipertensionit në popullatën shqiptare ka ardhur në rritje. Sipas studimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 42 %  e person...

21:29

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI