Flash

Opozita greke presion Mitsotakisit: Qeveria të dënojë krimet e Izraelit në Gaza

Lapsi.al 26 May 2025
Opozita greke presion Mitsotakisit: Qeveria të dënojë krimet e

Katër parti opozitare greke të krahut të majtë i kanë bërë thirrje qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis të "ndërpresë bashkëpunimin ushtarak me shtetin e Izraelit dhe të dënojë në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje krimet e kryera nga shteti i Izraelit kundër popullit palestinez".

Mediat greke bëjnë të ditur se deklarata e përbashkët mban firmat e partive Syriza, KKE, Nea aristerà ('E Majta e Re') dhe Plefsi eleftherias ('Rruga e Lirisë').

Sipas tyre qeveria greke nuk ka të drejtë politike, ligjore apo morale për të justifikuar dhe për të mbështetur këto krime.

“Çdo ditë dhe në shkallë të gjerë, po kryhen akte individuale gjenocidi, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, në shkelje të çdo koncepti dhe dispozite të së drejtës ndërkombëtare, të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të së drejtës penale ndërkombëtare dhe në kundërshtim të plotë me ndjenjat e popujve të të gjithë botës, përfshirë popullin grek, i cili ka shprehur vazhdimisht solidaritetin e tij me popullin palestinez.

Greqia duhet, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të ndërmarrë iniciativa aktive, urgjente dhe të qarta për të ndaluar gjenocidin kundër popullit palestinez, për të adresuar krizën humanitare dhe për të njohur një shtet palestinez në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”, thuhet në deklaratën drejtuar kryeministrit Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm Giorgos Gerapetritis.

Pjesë nga deklarata e partive opozitare greke:

Të gjitha operacionet ushtarake nga Shteti i Izraelit në Gaza tani duhet të ndalen dhe duhet të ketë një armëpushim.

Të gjitha kanalet humanitare duhet të hapen tani në mënyrë që ndihma, uji, ushqimi, ilaçet, materialet sanitare dhe mjekët të dërgohen menjëherë për të adresuar urinë e palestinezëve.

Qeveria greke duhet të dënojë në mënyrë të qartë krimet e shtetit të Izraelit kundër popullit palestinez, kundër punëtorëve dhe vullnetarëve, mjekëve dhe infermierëve, kundër organizatave dhe misioneve humanitare që përpiqen të sjellin ndihmë, si dhe kundër personelit të ndihmës humanitare të OKB-së.

Qeveria greke duhet të ndërpresë bashkëpunimin ushtarak me shtetin e Izraelit.

Vendimi unanim i Parlamentit të vitit 2015 duhet të zbatohet menjëherë dhe shteti palestinez duhet të njihet në kufijtë e vitit 1967 me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Të ftohet, nën përgjegjësinë e Kryetarit të Dhomës, Presidenti i Autoritetit Palestinez, z. Mahmoud Abbas, në Parlamentin Grek, me qëllim informimin e popullit grek mbi situatën në Rripin e Gazës dhe në territoret palestineze në tërësi.

Të këshilluara

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

“Prevalenca e hipertensionit në popullatën shqiptare ka ardhur në rritje. Sipas studimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 42 %  e person...

21:29

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI