Flash

Prokuroria e Kosovës merr në pyetje ministrin në detyrë të Bujqësisë Faton Peci

Lapsi.al 27 May 2025
Prokuroria e Kosovës merr në pyetje ministrin në detyrë

Prokuroria Speciale njoftoi se ka përfunduar intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me hetimet mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Peci u intervistua për disa orë në cilësinë e të dyshuarit për këtë rast. Ai, pas intervistimit nga Njësia e Veçantë Hetimore, u lirua në procedurë të rregullt.

Të martën, Prokuroria Speciale autorizoi Policinë e Kosovës për të kryer bastisje më 27 maj në katër lokacione, lidhur me këtë rast.

Lidhur me hetimet për fabrikën për përpunimin e mbejtjeve shtazore është intervistuar edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha. Avokati i tij, Artan Çerkini njoftoi se Hoxha, që u intervistua në cilësinë e të dyshuarit, më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Më herët gjatë ditës, prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala, më pas gjatë një paraqitje për media tregoi se bastisje janë kryer në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

"Siç e dini, Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu, me autorizimin tonë, policia, së bashku me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme dhe drejt zbardhjes zbardhjes të rastit konkret", tha ai.

Lidhur me aksionin në Ministrinë e Bujqësisë ka reaguar ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ajo e ka cilësuar si “inskenim të gërditshëm” aksionin e Prokurorisë, të udhëhequr nga Blerim Isufaj ndaj Pecit.

“Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Për fabrikën për mbetje shtazore një ditë më herët kishte reaguar Partia Demokratike e Kosovës. Sipas kësaj partie, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, pa ankand publik, ia ka dhënë me qira pronën për impiantin për mbetjet shtazore një kompanie për 20 vjet.

PDK-ja tha se Ministria e Bujqësisë ka shkelur Ligjin për pronën publike, që tha se parasheh që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe jo më shumë se 15 vjet, përveç në rastet kur merre vendimi në Kuvendin e Kosovës. /Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI