Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Shefja e policisë zvicerane: Kokαinën në Europë e kontrollon mαfiα shqiptare

Lapsi.al 25 May 2025
Shefja e policisë zvicerane: Kokαinën në Europë e

Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, Eva Wildi-Cortés, drejtorja e re e policisë federale të Zvicrës, paralajmëron mbi rreziqet që i kanosen sigurisë së vendit. Në këtë kontekst ajo përmend grupet kriminαle nga Shqipëria dhe Kosova të cilat në Zvicër sipas saj janë aktive në tregun e drᴏgës dhe në pastrimin e parave. 

Sipas saj kërcënimi është rritur ndjeshëm dhe shërbimi sekret zviceran e ka ngritur nivelin e rrezikut nga shkalla e tretë, në të pestën nga gjithsej gjashtë nivele.

“Tregtia e njerëzve, armëve dhe lëndëve narkotike përbën një rrezik për demokracinë tonë, shtetin ligjor dhe sigurinë e popullatës. Nëse nuk duam të përjetojmë të shtëna dhe përleshje në rrugë si në Holandë, Belgjikë apo Suedi, Zvicra duhet të veprojë tani”, - thotë Eva Wildi-Cortés.

Kur u pyet mbi grupet kriminale që veprojnë në Zvicër, shefja e policisë federale i përmendi organizatën mafioze italiane ’Ndrangheta, e cila e përdor Zvicrën për pastrim parash, por edhe organizatat kriminale nga Shqipëria.

"Bëhet fjalë për organizatën e njohur italiane 'Ndrangheta', e cila përdor Zvicrën për pastrim parash. Por edhe për organizatat kriminale nga Shqipëria që janë të përfshira si në prodhimin ashtu edhe në shpërndarjen e drogës, për "Makro Mafia" nga Holanda që hedh në erë bankomatët dhe për organizatat nigeriane si "Black Axe" që fitojnë miliarda në të gjithë botën përmes mashtrimit dhe shfrytëzimit të grave të reja. Zvicra është shumë tërheqëse për këto grupe" - tha ajo.

"Shembull është trafikimi i kokainës: Mafia shqiptare rregullon importin e kokainës në Evropë, dhe ky import nga ana tjetër financohet nga mafia italiane. Sapo mallrat mbërrijnë në portin e Roterdamit, "Mafia Makro" përfshihet dhe siguron transportin dhe shpërndarjen e mëtejshme. Grupet lokale në fund të fundit e shesin materialin në Bernë ose Zyrih. Zvicra shërben njëkohësisht si vend tranziti, pikë transbordimi dhe treg destinacioni" - tha ajo.

Eva Wildi-Cortés bëri të ditur se vitin që shkoi në shënjstër të autoriteteve zvicerane ishte një agjenci udhëtimesh e specializuar për Ballkanin. Ajo vepronte në qendër të qytetit të Luzernit. Hetuesit e vëzhguan këtë agjenci udhëtimesh një vit me radhë. Ata regjistruan 750 vizita nga persona të dyshuar për tregti me drogë dhe korrierë të parave. Ky rrjet dirigjohej nga mafia kosovare, tha Eva Wildi-Cortés.

"Grupet kriminale pastrojnë paratë e tyre edhe përmes dyqaneve të çajit, shërbimeve të shpërndarjes së picave ose agjencive të udhëtimit. Vitin e kaluar, një agjenci udhëtimesh në qendër të qytetit të Lucernit, e specializuar në udhëtime në Ballkan, ishte shënjestra e një operacioni të madh. Hetuesit e vëzhguan agjencinë e udhëtimit për më shumë se një vit. Ata regjistruan 750 vizita nga korrierë të dyshuar për drogë dhe para. Rrjeti i drogës kontrollohej nga mafia e shqiptarëve të Kosovës" - tha ajo.

Sipas saj, shumë sallone të berberit, korrierë që bartin pica apo agjenci udhëtimesh në të vërtetë janë sallone për shpëlarje parash në Zvicër. Këtu duhet të fillojë beteja kundër krimit të organizuar. Ekonomiste dhe politologe 49-vjeçare, ajo ka marrë detyrën e shefes së policisë federale të Zvicrës më datën 1 shkurt 2025. Ajo ka një përvojë prej më shumë se dy dekadash në fushën e sigurisë. /NZZ, Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI