Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Turi çiklistik në Shqipëri/ Tjetër bllokim rrugësh, nga Tirana në Fier (Harta)

Lapsi.al 25 May 2025
Turi çiklistik në Shqipëri/ Tjetër bllokim rrugësh,

Policia e Shtetit, ka publikuar të dielën një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 5 etapa dhe zgjat disa ditë.

Ky tur çiklistik do të nisë të hënën nga Tirana dhe do vijojë deri më 30 maj.

Ky bllokim i dytë rrugësh vjen disa ditë pas turneut “Giro d’Italia”, i cili nisi nga Durrësi dhe përfundoi në Vlorë.

Masat e Policisë:

ETAPA E PARË/Datë 26.05.2025

Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë – Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30

Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20

Autostrada “Kashar – Thumanë”, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Thumanë – Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10

Rruga Milot – Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45

Rruga Rrëshen – Milot, nga ora 13:30, dëri në orën 14:15

Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30

Rruga Lezhë – Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Nga sheshi “Balshaj” në rugën “Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.

ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025.

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

ETAPA E TRETË/Datë 28.05.2025

Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10

Rruga e Baradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30

Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30

Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30

Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30

Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40

Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20

Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50

Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

ETAPA E KATËRT/ Datë 29.05.2025

Bulevardi kryesor – Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20

Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Rruga Peshkepi – Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45

Rruga Kuç – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10

Rruga Qeparo – Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25

Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10

Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.

ETAPA E PESTË/Datë 30.05.2025.

Bulevardi kryesor – pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20

Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15

Rruga Fier – Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00

Saver – dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00

Rruga Levan – qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI